Letra e plotë në çantën e Irena Selit

07/02/2005 Zbardhet teksti për të cilin Agim Musha, u zu me gruan në traget ditën e zhdukjes
TIRANË –Cila ishte letra e ndodhur në çantën e Irena Selit, gruas së zhdukur më 16 dhjetor 2004? Çfarë përmban ajo? Kush e ka shkruajtur atë dhe çfarë thuhet në rradhët e letrës format A4. Gazeta “Metropol” ka mundur dje të sigurojë, letrën e cila sipas familjes së Irenës, është ndodhur në çantën e 39-vjeçares së zhdukur. Sipas Ylli Selit, vëllait të Irenës, lera dëshmon qartë se nuk është shkruajtur nga motra e tij, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë, akuzat e Agim Mushos, bashkëshortit të së zhdukurës, për tradhëti. Letra është zbuluar nga Agim Musha në çantën e së shoqes, në datën 16 dhjetor, teksa çifti vinte nga porti i Triestes për në Durrës me tragetin “Venezia”. Sipas Agimit, letra është shkruajtur nga Irena, gruaja e tij, dhe ajo dëshmon qartë veprimet e saj. Më shumë se një përplasje mes dy versionesh letra duket se është një provë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda e cila i ka mundësitë teknike dhe hetimore të gjejë mesatarën e artë dhe të vërtetën e ekspertizës. Familja e gruas së zhdukur, pretendon se letra është shkruajtur nga një person tjetër i cili nuk është Irena. Madje familja e të zhdukurës, ka siguruar një kopje të lerës, nga një person që qëndron në Gjermani. Kjo grua, ka riprodhuar tekstin e letrës dhe e ka dërguar atë më faks nga Gjermania. Ndërkaq, familja e Irenës, ka paraqitur dokumente të shkruara nga Irena dhe i ka kërkuar Prokurorisë të zhvillojë ekspertizat e shkrimit për të sqaruar të vërtetën.
Letra
Dokumenti i shkruajtur me shkrim dore dhe më një mjet që duket se është laps ngjyre, ka autorësinë e një personi i cili në letër, prezantohet si gruaja e Spartakut, një i njohur i Agim Mushas dhe gruas së tij. Letra është nisur me faks nga Gjermania dhe ka mbërritur në Shqipëri, në ora 16.11 të datës 5 shkurt të këtij viti. Numri i faksit gjerman nga i cili është dërguar letra, është 020917743965. Letra sipas autores së saj, është shkruajtur në datë 02.02.2005. Sipas autores së letrës, kjo është një kopje e asaj çfarë ajo kishte shkruajtur në pakon që kishte nisur për burrin e saj, nga Gjermania me anë të Agim Mushas dhe Irena Selit.
Teksti
Unë jam gruaja e Spartakut. Kam nisur një pako me hallën e burrit. Brenda kam futur, 1 pulovër të zezë me gërma të verdha, 2 shampo “ELVITAL”, karramele, arra, zupa, djath kaçkavall me geta. 2 palë mbathje, 1 palë të bardha, 1 palë të zeza “BOKS”. Tek etiketa e mbathjeve kisha shkruajtur. Taku mos masturbo. 1 palë letra bixhozi, nuk i kisha parë brenda se si ishin. Shkrimin në etiketën e mbathjeve e kam bërë me këtë stilolaps që po e shkruaj këtë letër sot, dt 02.02.2005. Kjo letër e cila botohet sot nga “Metropol”, është shkruajtur nga personi i cili sipas familjes së Irenës, ka shkruajtur edhe shënimin e gjetur nga Agim Musha, me të cilin ai e akuzuar Irenën në traget për tradhëti. Letra është shkruajtur me kërkesën e familjes së Irenës he me dëshirën e personit që ka nisur pakon nga Gjermania, me qëllim që Prokurorisë së Krimeve të rënda në Tiran, ti ktijohej mundësia e krahasimit të shkrimeve dhe analizave të tjera hetimore, duke synuar zbardhjen e së vërtetës.