E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi me dosje, dokumentet që duhen

Aplikimi për fakultet të dytë me kohë të plotë do të bëhet me dosje personale që duhet dorëzuar pranë sekretarive ku kandidati dëshiron të vazhdojë studimet. Sakaq, janë përcaktuar edhe dokumentet kryesore që duhet të përfshijë dosja e kandidimit për të marrë një diplomë të dytë. Më konkretisht, kjo dosje duhet të përmbajë: kërkesën e të interesuarit për të vijuar fakultetin e dytë; fotokopje të noterizuar të diplomës së parë universitare; fotokopje të noterizuar të listës së notave të fakultetit të parë; plani dhe programi mësimor i diplomave të realizuara; dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja; dokument identifikimi; jetëshkrimi (CV). Pas depozitimit të dosjeve, një komision i posaçëm i ngritur në secilin prej fakulteteve do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve fitues.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›