E Diel, 1 Nëntor 2026

Remontet, disa zona në Tiranë sot pa energji

Kompania CEZ Shpërndarje ka njoftuar për një avari në rrjet dhe për këtë arsye nuk do të furnizohen me energji elektrike disa zona të Tiranës. Kështu, sipas njoftimit të CEZ, ‘Jordan Misja’, zona e ‘Barrikadave’ dhe bulevardi ‘Zogu i Parë’ në kryeqytet nuk do kenë energji elektrike. Në këto zona të Tiranës sipas CEZ nuk do të ketë energji elektrike derisa të riparohet defekti, për të cilin po punohet. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, CEZ, nuk do të mund të ndërpresë furnizimin me energji elektrike pa njoftuar konsumatorët si dhe pa prezantuar planin e remonteve për vitin në vijim. Një prej rregullave të reja që përcaktohet në kontratën e re mes CEZ-it dhe konsumatorëve përcakton që nuk do të ketë më ndërprerje të energjisë për shkak të pamundësisë në furnizim. Situata aktuale, investimet e bëra nga KESH, OST dhe CEZ garantojnë furnizim me energji nga burime të ndryshme, çka dhe ka krijuar kushtet për furnizim të pandërprerë me energji. Në kontratën e re përcaktohet që i vetmi rast kur do të ndalet energjia do të jetë për remonte të detyrueshme. Enti Rregullator i Energjisë përcakton në kontratën e re, që nëpërmjet mediave apo rrugëve të tjera të komunikimit, CEZ duhet të njoftojë që në fillim të vitit për remontet e planifikuara, datat dhe orët se kur do të bëhen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›