Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PS për pezullimin e ligjit për Piramidën

Edi rama ka trokitur për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar ligjin që shemb Piramidën e ish diktatorit Enver Hoxha.
Pas rrëzimit të kërkesës së bashkisë kur drejtohej nga socialistët, këtë herë është vetë PS që i është drejtuar organit më të lartë kushtetues në vend të shpallur si antikushtetues të ligjit për procedurat e ndërtimit të Kompleksit parlamentar.
Avokati i PS-së Genc Çifligu kërkoi rrëzimin e ligjit me argumentat e mungesës së faturës financiare për ndërtimin e komleksit të ri fiananciar si dhe të përplasjes së kompetencave mes pushtetit vendor e Kuvendit, pasi vendimi për shembjen e piramidës duhej të ishte marrë nga Këshilli i Rregullimit të territorit të bashkisë.
Por për përfaqësuesit e parlamentit dhe qeverisë deputetët socialistë nuk legjitimohen në kërkesën e tyre pasi bojkotuan seancën e miratimit të ligjit për ndërtimin e Parlamentit të ri.
Ankimimit të 33 deputetëve socialistë i është bashkangjitur në kërkesë edhe shoqëria civile e cila ka të njëjtin qëllim mbajten në këmbë të ndërtesës duke synuar të mbrojnë vlera e tij si monument
Në pikën dy të ankimimit të tyre socialistët kërkonin pezullimin e zbatimit të ligjit për procedurat e kompleksit të ri parlamentar deri në përfundim të shqyrtimit të këtij ankimimi nga Gjykata Kushtetuese, kërkesë të cilin ky organ e hodhi poshtë.
Vendimi i cili u publikua në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese dhe argumentohet me mos plotësimin e kushteve të parashikuara nga neni 45 i ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.".
ashmë Kushtetuesja pritet të shpehet me një vendim përfundimtar të arsyetuar vetëm për pikën e parë të kërkesës pra për shpalljen si antikushtetese të procedurave të ndjekura për ndërtimin e Kompleksit të ri parlamentar.