Aplikimi ne BE, gati sot rezoluta
Fatjona Mejdini
Partite politike kane gjetur konsensusin e perbashket per t'i dhene nje shtyse qeverise ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Diten e sotme do te jete Komisioni i Jashtem parlamentar, ai i cili do te miratoje nje rezolute te ardhur nga grupi parlamentar i Partise Demokratike, i cili nxit qeverine te beje zyrtarisht kerkesen per statusin e vendit kandidat prane Bashkimit Evropian. Kryetari i Komisionit te Jashtem parlamentar, Prec Zogaj deklaroi se per kete rezolute jane dakord edhe perfaqesuesit e partive opozitare, qe jane ne kete komision dhe sot, pritet qe ajo te marre konsensusin e te gjitha forcave politike parlamentare. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", Zogaj thekson se "ne tekstin e paperpunuar te kesaj rezolute theksohet se te gjitha forcat parlamentare jane te gatshme te mbeshtesin procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Po keshtu sipas Prec Zogajt, ne kete rezolute theksohet se Parlamenti, si institucioni me i larte ne vend, do te miratoje me konsensus te gjitha ligjet dhe do te mbeshtese te gjitha reformat qe sherbejne per integrimin e metejshem te vendit ne BE. "Qellimi kryesor i kesaj rezolute eshte t'i jape nje nxitje te forte qeverise, per te kerkuar zyrtarisht prane institucioneve te Bashkimit Evropian, statusin e vendit kandidat", deklaroi kreu i Komisionit te Jashtem parlamentar, Prec Zogaj. Sipas tij, qeveria eshte e detyruar qe pas miratimit nga Kuvendi te kesaj rezolute, te beje menjehere kerkesen per statusin e vendit kandidat, nje aplikim ky i kerkuar nga te gjithe faktoret relevante ne Shqiperi, pa dallime politike. Keshtu sipas llogarive, ne fillimin e javes se ardhshme ne seancen plenare do te miratohet kjo rezolute dhe me pas, pritet qe qeveria te reagoje per te bere zyrtare kete nisme, duke aplikuar pra institucioneve te BE per statusin e vendit kandidat. Sipas procedures qe ndiqet ne keto raste, duhet te jete kryeministri Berisha, ai i cili do t'i dorezoje ne menyre zyrtare kerkesen per statusin e vendit kandidat ne BE, homologut te tij cek, vend i te cilit prej janarit drejton Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian. Njeheresh pritet qe te plotesohen dhe nje sere kushtesh per perfitimin e ketij statusi, mes te cilave zgjedhjet e lira dhe te ndershme parlamentare, qe do te zhvillohen me 28 qershor.