Greqia permbylli procesin e ratifikimit te MSA-se
Pak dite me pare Shqiperia mbylli edhe procesin e ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit dhe tashme kjo marreveshje pritet te hyje ne fuqi. Keshtu ishte Greqia vendi i fundit qe e ratifikoi kete marreveshje te rendesishme per Shqiperine, duke permbyllur njekohesisht kete procedure, e cila nisi rreth tre vite me pare. Tashme Shqiperia duhet te nise zbatimin e kesaj marreveshje te rendesishme, qe sjell me vete edhe detyra te reja per zbatim nga ana e vendit tone. Ministri i Jashtem, Lulezim Basha ka theksuar pas mbylljes se kesaj procedure se 27 vendet e Bashkimit Evropian, duke ratifikuar kete marreveshje ne parlamentet e tyre, kane treguar besim dhe vleresim per punen dhe reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare. Nderkohe pritet qe Shqiperia te jete nder vendet qe do te perfitojne statusin, me gjithe krizen qe ka mberthyer boten.