E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi në BE, kërkesa formale brenda presidencës çeke

Qeveria shqiptare është e vendosur që të paraqesë aplikimin për statusin e vendit kandidat për në BE para zgjedhjeve të qershorit. Burime qeveritare, të cituara nga agjencia e lajmeve Balkan Insight, thonë se ky veprim mund të ndërmerret pikërisht në datën 28 prill. Kërkesa formale pritet ti dorëzohet presidencës çeke brenda fundit të muajit, thotë gjithashtu një burim nga Parlamenti Europian. Sipas të njëjtës agjenci, një zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare, që kërkon të mbetet anonim, thotë se kryeministri Berisha dëshiron ti bëjë një surprizë të gjithë shqiptarëve duke e paraqitur kërkesën në datën 28 prill. Edhe pse shumë zyrtarë europianë kanë sugjeruar disa herë se nuk është koha e përshtatshme për të paraqitur një kërkesë të tillë për statusin e vendit kandidat, qeveria e kryeministrit Berisha duket e vendosur për ta ndërmarrë një veprim të tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›