Nishani: Regjistri kombëtar, i pastruar nga dublikimet
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka bërë me dije dje, se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka gati infrastrukturën për zgjedhjet e 28 qershorit. Ministri Nishani sqaroi se "kemi një regjistër të pastruar nga dublikimet dhe se do të shërbejë për listat e zgjedhësve më 28 qershor". Në prezantimin e regjistrit kombëtar ishte i pranishëm edhe zv/kryeministri Genc Pollo, i cili bëri me dije se regjistri elektronik është një shenjë e mirë për letërnjoftimet e reja. Sipas zv/kryeministrit, janë 120 mijë persona që kanë aplikuar për kartat e identitetit dhe gjysma e tyre nuk kanë pasaporta.
Zv/kryeministri Pollo vuri në dukje rëndësinë e këtij projekti, i cili realizohet në bashkëpunim me qeverinë austriake, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës. Me regjistrin kombëtar civil, sipas numrit dy të qeverisë, "shteti shqiptar për herë të parë ka të dhënat për çdo qytetar të tij, në mënyrë të plotë dhe të organizuar".
Gjithashtu, ai vuri në dukje rëndësinë e lidhjes së regjistrit kombëtar civil me bazat e të dhënave të tjera si Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit, Zyra e Tatimeve dhe ISKSH-ja. "Një shtet pa një regjistër kombëtar civil unik e të kompjuterizuar i ngjan një magazine pa inventar. Ndaj dhe me një regjistër të tillë Shqipëria hyn realisht në një periudhë moderne, të duhur për shekullin e 21-të", tha Pollo. Sipas tij, "koordinimi i këtyre sistemeve është një projekt shumë i rëndësishëm i qeverisë, që do të bëjë të mundur që kushdo të marrë atë që i takon dhe që paraja publike të shpenzohet në mënyrë efikase e të drejtë".
Numri dy i qeverisë vlerësoi gjithashtu se "është shumë pozitive për procesin zgjedhor, fakti se nga 120 mijë persona që kanë aplikuar deri tani për letërnjoftimet elektronike, gjysma e tyre i përkasin kontingjentit të qytetarëve pa pasaportë". Zëvendëskryeministri theksoi se "me një regjistër kombëtar civil unik e të kompjuterizuar, Shqipëria hyn realisht në një periudhë moderne".