Pingpong me SKENDERBEUN
Ashtu si gjuha shkon te dhëmballa
e sëmurë, ndodhi që debati i çelur tre
muaj më parë nga libri "Skënderbeu" i
Olivier Jens Schmitt të mbërrijë qartësisht
në vetë (me sa duket) objektivin e
tij: bashkë me çmitizimin e premtuar të
Gjergj Kastriotit dhe të gjurmëlënies së
tij në histori, të nxitej edhe demontimi
i të quajturit nacionalizëm shqiptar.
Tashmë i është dhënë trup i plotë, i janë
vënë këmbë dhe kokë kësaj çështjeje.
Nuk është meraku i këtij shkrimi nëse me
librin e tij mjaft interesant, të mbushur
me seriozitet historiani, por pa fund edhe
me diversione nga më të sofi stikuarat,
i palodhuri Schmitt donte të dilte këtu
ku kanë vënë foltoren e tyre çmontuesit
e nacionalizmit, sepse në këtë gjë ka
akoma edhe ca kohë të nevojshme për
mirëbesim dhe etikë.
E nxjerrim në pah këtë karakteristikë
të ngjarjes, sepse në fi llim i mëshohej
çmistifi kimit të Skënderbeut dhe të lihej
përshtypja e parë se me kaq mbaronte
misioni i botimit të atij libri. Ndërkaq,
ndodhi që më pas ky raport i gjërave u
përmbys. Më saktë, ai u rrotullua rreth
vetes si të qe një barkalec i cili ishte bërë
thumb me raki koçimareje dhe nga me
shpinën lart e mbështeti kurrizin poshtë
dhe zbardhi sytë drejt qiellit.
Pikërisht se besojmë që punët kanë
shkuar deri këtu, ose sepse dukuria e
pamjes së vërtetë të demitizimit të heroit
kombëtar të shqiptarëve u paraqit më
në fund e plotë, shpresojmë që si edhe
shumë kolegë të tjerë dhe në mungesë të
trishtueshme të pranisë në debat të elitës
sonë të historianëve apo profesionistëve
të tjerë të studimeve shqiptare (albanologjike),
të shprehim në mirëkuptim
disa mendime.
***
Për nevojën e çmitizimit të pandërprerë
të jetës së një shoqërie, vendi
dhe shteti, nuk kemi përse të mos biem
dakord të gjithë, të paktën parimisht.
Me mite nëpër këmbë, të vjetra apo të
reja, të krijuara nga historia apo politika,
jeta kulturore apo trysnia mediatike,
nga niveli akoma i paarrirë i qytetërimit
tonë, nga diktatura apo monarkia, nga
besimi katolik apo ai ortodoks e mysliman,
prej rilindësve apo gjatë periudhës
së pushtimit osman, prej kohëve ilirike
apo duke qenë krijesa të viteve dymijë,
shoqëria bashkëkohëse shqiptare nuk do
të jetë plotësisht e lirë. Miti ta robëron
mendjen, edhe pse ç‘është e vërteta
zemrën ta ndez.
Kështu ndodh edhe me nacionalizmin,
deri tani frymëzuesin më të madh
të shpirtrave njerëzorë. Në rastet kur
ky shndërrohet ca më tej, bëhet ideologji,
atëherë sa më tepër përparon në
një shoqëri, aq më shumë i bren asaj
hapësira jetike. Miti dhe liria mes tyre
kanë pasur, kanë aktualisht e do të kenë
gjithnjë raporte mjaft problematike, jo
rrallë të papajtueshme. Megjithatë, edhe
jo të prera e të ndara në bardhezi, në të
kundërta totalisht të njëra-tjetrës. Është
një raport delikat, shumë i brishtë për
këdo që aty hyn për t‘i prerë gjërat me
mendësi totalitariste.
Gjithsesi, debati për identitetin shqiptar,
i gjallëruar dukshëm dy-tre vite
më parë dhe ky më i voni, për Gjergj
Kastriotin dhe nacionalizmin, nga
çdo anë që vijnë, prej kujtdo emri apo
kombësie personi, me çfarëdo toni apo
argumentimi shqiptohen a mbrohen,
qofshin të sinqerta dhe konstruktive
apo dinake dhe shkatërruese, të bëra për
vetëm protagonizëm publik, për thjesht
imponim të një teze apo edhe qëllimisht
në emër të një doktrine jo miqësore me
shqiptarët, të kryera nga një djalë i ri apo
prej një tjetri "me mjekër", duhen quajtur
të mirëseardhura, në mos edhe fat. Nuk
kemi përse të jemi qibarë, të kërkojmë
që çdo vëzhgues i huaj të na mburrë dhe
çdo bashkëkombës të na duket idhull
vetëm e vetëm sepse shqipton fraza
patriotike. Na u frymëzua, apo më keq
na u provokua një debat, po në të mirën
tonë është ta përballim. Kjo do të thotë
të hyjmë e të marrim pjesë në të dhe të
mos bëjmë bizantinin sikur nuk kemi
parë e dëgjuar gjë.
Nuk ishte mirë po ashtu që në zemër
të Evropës, në Vjenë, në një debat për
librin e Olivier Jens Schmitt, policia
vendase të detyrohej t‘u bënte kontroll
të imtë fi zik të gjithë bashkëkombësve
tanë pjesëmarrës, se mos futeshin ilegalisht
në sallë mjete të forta që mund
të kërcënonin jetën e autorit. Shqiptarët
dhe asnjë çështje jetike e tyre nuk ka
nevojë për folkloristë të atdhedashurisë.
Nuk e lyp këtë gjë, ca më shumë në një
libër historik me afro gjashtëqind faqe,
të cilin mund ta kuptosh mirë jo thjesht
duke e lexuar rresht më rresht, por duke
ditur më parë përmbajtjen e shumë
dokumenteve e botimeve të bëra rreth
Gjergj Kastriotit, pjesën dërmuese të
interpretimeve të kryera, minimumin
e hollësive mbi zhvillimet historike të
kohës së veprimit të tij në Shqipëri, Ballkan,
Perandorinë Osmane, Mbretërinë e
Napolit, Vatikanin, Republikën e Venedikut
e më tej. Në rast se leximin apo edhe
rileximin e librit të Schmitt e bën pa qenë
i pajisur me dijen e nevojshme historike,
nuk do të kesh imunitet të mbrohesh nga
sugjestionimi prej stilit të tij të rrëfi mit,
loja i kombinuar me faktet dhe pseudofaktet.
Gjithashtu nuk do të mundësh dot
t‘i përvetësosh e t‘i shndërrosh brenda
vetes në kulturë të ndërgjegjshme shumë
të vërteta që në atë botim rilevohen për
herë të parë.
Për fat të keq, edhe ata përdorues të librit
të Olivier Jens Shmitt si një platformë
për çmitizimin fi nal të Skënderbeut dhe
të nacionalizmit shqiptar, kanë manifestuar
deri tani të njëjtin defekt: pothuaj
nuk dinë gjë të rëndësishme nga i gjithë
korpusi i madh i studimeve, botimeve,
dokumenteve si dhe vetë dinamikës
shekullore e ca më tepër në njëqind e
pesëdhjetë vitet e fundit të interpretimeve
mbi këtë variant teme.
Prej kësaj ka rrjedhur jo pak konfuzion
dhe janë shkaktuar disa keqkuptime.
I pari ka të bëjë me momentin kur
është rinxitur ky aksion i dyfishtë:
demitizimi i Gjergj Kastriotit dhe i atij
që çmistifi kuesit e quajnë nacionalizëm
shqiptar. Dihet që disa gjëra, të vërteta
qofshin a të gënjeshtërta, apo ca ashtu
e pak kështu, kanë efekt optimal kur
thuhen në kohën dhe me mënyrën e
duhur. Sepse nuk ka ndodhur vetëm
njëherë që një e vërtetë e thënë në kohën
e mënyrën e papërshtatshme ka
rezultuar të refuzohet dhe e kundërta një
mashtrim i vënë në lëvizje në momentin
më të favorshëm të pranohet symbyllazi.
Vetë Rilindja Kombëtare, për të marrë
një shembull, i mbart me vete të dyja
këto kahe.
Aktualisht, viti i parë i pavarësimit të
Kosovës, një proces mobilizimi i gjithanshëm
i shteteve, kombeve, elitave dhe
personaliteteve të shquar botërorë, që
janë pro saj dhe atyre që nuk janë dakord,
ka krijuar një klimë konfrontimi me të
gjitha mjetet e mundshme, sigurisht
duke përjashtuar luftën me armë. Kjo
atmosferë në Shqipëri nuk ndihet, por
edhe në Kosovë jo më shumë. Beteja zien
jashtë kufi jve tanë dhe e interpretojnë
ata që jetojnë andej. Kush e ka ndjekur
sadopak këtë zhvillim dhe vazhdon të
jetë në korrent të kësaj përplasjeje nga
më të mëdhatë e dhjetëvjeçarëve të
fundit, e di shumë mirë si "koincidojnë"
valët e tyre.
Dekada e ndërlikuar që çoi në pavarësimin
e Kosovës, por edhe liri më të
plota për bashkëkombësit tanë në republikat
e tjera fqinje të ish-Jugosllavisë, pra
zgjidhja pothuaj përfundimtare e asaj që
është quajtur e pranuar si "çështja shqiptare",
ka mobilizuar në eurokontinent
veçanërisht shumë kundërshtarë të këtij
zhvillimi. Jo më kot, me argument rrugën
Durrës-Kukës-Prishtinë-Merdare ka rigjallërim
të tezës se po krijohet Shqipëria
e Madhe. I gjithë ky spektakël përtej kufi -
jve tanë nuk mbetet si një sallë pa asnjë
spektator. Ka që hyjnë e duartrokasin.
Sidomos kur thuhet se "Kosova e pavarur
rrezikon të ushqejë nacionalizmin shqiptar",
se "Kosova është shembulli si nacionalizmi
u bë shtet", se "Kosova mbetet
vrima e zezë e Ballkanit, një udhëkryq i
dhunës dhe i ilegalitetit nën fl amurin e
nacionalizmit shqiptar", apo "Origjina
e nacionalizmit shqiptar-Lindja e një
kombi me shumicë myslimane në Ballkan".
Tashmë muajt e fundit ka pasur
televizione të rëndësishme të huaja që
kanë transmetuar deri edhe emisione
seriale për të paralajmëruar opinionin
publik ndërkombëtar se Kosova po bëhet
baza më e madhe e shpërndarjes së
drogës në Evropë, vetë "Kolumbia" e saj.
Madje këtë na e përsëriti edhe shkrimtari
antimafi oz italian, Roberto Saviano.
Nuk duken të fashitura edhe tezat e
mëparshme, ato sipas së cilës Kosova
është edhe koka e diversionit fondamentalist
islamik në eurokontinent.
Një vit më parë paralajmërohej i gjithë
globi se modeli kosovar i bërjes shtet do
të përbënte një precedent destabilizimi
për të gjitha kontinentet dhe fl akëndezjet
e Luftës së Katërt Botërore.
Është kjo atmosferë që ka bërë dhjetë
vitet e fundit të funksionojnë veçanërisht
në Evropë disa qarqe intelektuale, të cilat
bëjnë takime, konferenca e botojnë libra
në dobi të një misioni të drejtë: atij të
çmobilizimit të nacionalizmit mes popujve
të Ballkanit, nacionalizëm që u duk se
ishte edhe një nga burimet e konfl iktit të
përgjakshëm në shpërbërje të Federatës
Jugosllave. Nuk gabohet aspak kur mes
këtyre intelektualëve thuhet se "nacionalizmi
është një sëmundje ballkanike",
edhe pse nga virusi i tij jo vetëm bëhen
viktima në lindje të kontinentit apo në
gadishullin tonë, por deri edhe në zemër
të Perëndimit, në Spanjë apo Irlandën
e Veriut.
Problemi është këtu: në këto qarqe
njerëzish të ditur, ku anëtarë nuk janë
vetëm vendasit, por edhe përkrahësit nga
popuj të tjerë, thuhet se nacionalizmi më
kanosës të paktën tani për tani është ai
shqiptar. Për pasojë, gjykojnë me vend
që në këtë drejtim të përqendrojnë më
shumë kohë, njerëz dhe teknologji ndikimi
për ta çmobilizuar atë dhe dobësuar.
Këtë sfond zhvillimesh nuk e sforcuam
për ta paraqitur medoemos si të jetë
vetë prapavija e aksionit aktual demitizues
të Skënderbeut dhe nacionalizmit
shqiptar, sepse përveç përdhunës do të
ishte një provokacion. Do të tingëllonte
po ashtu si një përdorim politik i një
debati të lirë dhe ca më keq: një "teori
konspiracioni" e stilit më banal. Me
këtë krahasim thjesht duam të tërheqim
vëmendjen në çështjen nëse është gjetur
koha dhe përmasa e duhur për këtë
ndërhyrje dhe në rast siç me të drejtë
mund të thuhet se edhe në mos qoftë
momenti më i favorshëm, kjo nuk na
kushtëzon aspak, atëherë a po kryhet në
mënyrën më të mirë?
Nacionalizmi shqiptar nuk është më
i rrezikshmi në gadishull e nuk vlen të
harxhosh asnjë minutë më shumë dhe
asnjë rresht më tepër. Ajo që tërheq
debat është nëse ka apo jo një nacionalizëm
shqiptar dhe në qoftë e vërtetë që
ai ekziston, çfarë pamjeje ka.
Këtu, nga sipërmarrësit për ta çmitizuar
nis të përdoret konfuzioni apo
kryhet edhe keqkuptimi i dytë.
Në qendër të kontinentit, patjetër
edhe në ato rrethe intelektuale të huaja
që janë mobilizuar në luftën për të shuar
zjarrmitë nacionaliste ballkanase, për
shkak të nivelit të lartë të dijeve mbi këtë
temë dhe të vetë vlerës kuptimore që në
Evropë ky term ka, janë të qartë se nacionalizmi
nuk është veç ajo dukuri të cilin
dijetari Eric Hobsbawn e ka formuluar,
"Historianët për nacionalizmat janë si
kultivuesit e lulëkuqeve në Pakistan për
përdoruesit e heroinës. Furnizojnë me
lëndën e parë".
Mirëpo në Shqipëri kjo fjalë nuk ka
akoma patjetër këtë kuptim të konsoliduar
e të prerë qartë. Gjatë luftës antifashiste,
me termin "nacionalistë" thirreshin
shumë bashkëkombës që u bashkuan me
lëvizjen e quajtur Balli Kombëtar, grupim
i madh që nuk u pëlqeu komunistëve
jugosllavë sepse kërkonin atë që pas
gjashtëdhjetë vitesh koha u dha të drejtë
dhe e bëri realitet shkëputjen e Kosovës
nga Serbia. Kjo ishte edhe një nga arsyet
themelore përse ata nuk u bashkuan
dot me rivalët politikë, qoftë edhe për
vetëm luftën kundër pushtuesit. Bashkëkombësit
komunistë i panë në krah
me të dërguarit jugosllavë, rrëmbyesit
e trojeve. Këta mijëra nacionalistë nuk
do ta pranonin jo vetëm atëherë, por
edhe sot se shqiponjën në ballë dhe këtë
emërtim nuk e kishin veç vetëm shprehje
të atdhedashurisë. Por edhe rivalët e tyre
që luftuan me armë pushtuesit dhe e
çliruan vendin, duke e dhënë të dukshme
atë kohë provën e tyre të atdhedashurisë,
ende e shohin me paqartësi nëse regjimi
që u vu më pas, i njohur tashmë si shumë
i gabuar, qe mirëfi lli nacional-komunist.
Ai e përdori nacionalizmin si pelerinë,
por nuk mungojnë provat e forta se
për çështjen shqiptare punoi fare pak,
shpesh edhe heshti.
Do të qe shumë mirë që në kushtet e
traditës dhe historisë sonë konkrete të
bëhej e qartë se në rastin shqiptar me
termin përgjithësues "nacionalist" nuk
mund të futen në një kategori të kritikueshme
të gjithë, por të paktën të bëhet një
kategorizim i tyre në ultranacionalistë,
nacionalistë dhe kombëtaristë.
Mund të thuhet qetësisht se Shqipëria,
por edhe Kosova e kudo ku etnia
jonë jeton e punon si shumicë, nuk ka
aq ultranacionalistë siç gjen me bollëk
jo vetëm në Serbi. Disa emra që lëvizin
nëpër internet apo në periferinë e largët
të politikës shqiptare nuk kanë asnjë
ndikim. Shqiptarët i rrinë larg ultranacionalizmit,
kësaj murtaje. As në Tiranë
dhe as në Prishtinë nuk gjendet qoftë
edhe një parti politike e vogël që të ketë
një platformë të tillë. Nuk gjen as edhe
me mision nacionalist në kuptimin e
qartë që në Perëndim i jepet kësaj fjale.
Kur Lidhja Demokratike e Kosovës me
Rugovën në krye kreu aksionin pacifi st
të shpalljes së Kosovës republikë dhe më
pas UÇK rrëmbeu e para armët për ta realizuar,
nuk kishte gjithashtu asnjë pikë
të programit si ultra apo thjesht nacionalist.
Qe tërësisht program kombëtarist,
sepse kryente një zgjidhje të natyrshme
të një gjymtimi etnik të kryer pa të drejtë
në vitin 1913. Kësaj kauze të tyre i dhanë
të drejtë qendrat më të mëdha bashkëkohëse
të demokracisë, Bashkimi Evropian
dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ku janë nacionalistët në Shqipëri?
Gjenden në Parlament? Në median iks?
Në këtë apo atë kabinet qeveritar? Tek ky
apo ai Kryeministër apo ministër? Tek ky
apo ai shkrimtar a njeri i dijes? Te njëri
apo tjetri besim fetar? Tek Akademia
apo ndonjë prej instituteve të saj? Te
Qendra e Studimeve Albanologjike apo
te një apo dhjetë shtëpi botuese? Autori
i këtij shkrimi njeh persona të veçantë
me mendësi të tillë, por që të gjithë kanë
çelësat e kashtës në duar. Edhe kur vite
më parë u gjallëruan, nuk u doli mirë,
ndonjë edhe u prangua. Në ato institucione
apo individë që kanë pushtet
real nuk identifi kojmë si të tillë asnjë.
Qofshin me fat të tjerët, nëse zbulojnë!
Ka një hollësi që duhet thënë. Ata të
rretheve të huaja intelektuale, të angazhuar
për çmitizimin e nacionalizmit
shqiptar përsërisin herë pas here si përfaqësues
e frymëzues dy emra: shkrimtarin
Ismail Kadare dhe politikanin Sali
Berisha. Deklaratat dhe sjellja e tyre
publike është në sy të të gjithëve dhe
autori nuk merr përsipër më tepër se të
pohojë që i pari është një kombëtarist i
njohur, shkrimtar që i ka paraqitur shqiptarët
në botë pa as më të voglin mllef
ndaj fqinjëve. Po ashtu është një nga
proballkanasit më të vendosur. Të dytit
nga rivalët politikë nuk i është kursyer
së thëni e kundërta e saj që formulohet
në ato qarqet çmitizuese. Ndërkaq, qeveria
e tij bashkë me korridorin rrugor të
lidhjes mes dy shteteve, Shqipërisë dhe
Kosovës, realizon oferta dhe nisma të vazhdueshme
bashkëpunimi me të gjithë
popujt e Ballkanit, përfshi edhe serbët.
Ku tjetër përveç se në klasën politike shqiptare
nuk janë deri edhe ekzaltuar teza
të një gadishulli me statusin e Shengenit
ballkanik?
Pa asnjë shenjë të ultranacionalizmit,
pa dukshëm me nacionalizëm në sensin
negativ, shqiptarët dhe asnjëri prej dy
shteteve të tyre nuk përbëjnë në gadishull
ndonjë rrezik. Zyrat më të rëndësishme
të politikës botërore e vlerësojnë
si vend e popull me rol konstruktiv në
Ballkan.
Duke qenë se nuk ka një nacionalizëm
negativ të nivelit kërcënues emergjent,
për pasojë edhe nuk ka asnjë urgjencë
për ta shpallur luftën e posaçme kundër
tij. Kjo nuk përjashton asnjë të drejtë të
gjithkujt për të grishur një debat kombëtar
për nacionalizmin shqiptar, por
vështirë të ndezë, pra ai nuk do të ndikojë.
Nuk do të funksionojë jo se bashkëkombësve
u janë errur sytë nga ky mëkat, por
nuk shohin dhe as ndjejnë se mbajnë mbi
trup ndonjë njollë të tillë.
Prandaj mendojmë se është një alarm
i rremë.
Mbetet i tillë edhe sikur demitizuesit
e nacionalizmit shqiptar të lënë një çast
mënjanë rolin në të të rilindësve dhe t‘i
qepen atij të komunistëve, duke qenë se
kjo të jep sot edhe ca mbështetje politike.
Komunizmi shqiptar në atë përmasë e formë
karakteristike që kishte, me maskimin
nacionalist që i bëri regjimit të tij, vërtet ka
lënë pasoja. Historia, të paktën për shkak
të profesionit të saj shumë të specializuar,
është një nga foletë ku akoma ai virus
është ngjitur fort dhe duhet shumë punë
për ta pastruar plotësisht, por në jetën
e përditshme nuk ka asnjë emergjencë.
Ndonjë shfaqje e tyre edhe duhet lejuar
brenda lirisë dhe rregullave demokratike.
Sepse nacionalizmi në Ballkan ndodhet si
një kompleks enësh komunikuese. Mund
të mobilizohesh në Shqipëri apo Kroaci
e Serbi, ta minimizosh atë me debate,
shkrime e çfarë të duash, por mjafton që
te fqinji të ngrihet një shkulmë nacionaliste
dhe e gjithë puna të shkrehet. Do
të ndodhë kundërveprimi i njëllojtë nga
pala tjetër.
Duke e vendosur si bërthamë akoma
agresive të nacionalizmit shqiptar variantin
e tij nacional-komunist, nuk thuhet
e saktë e vërteta. Kjo e fundit është një
dukuri në pikiatë, të paktën sepse shqiptari
është bërë një pragmatist të cilit nuk
ia gjen shokun. Thua këtu, pra që jemi
bërë qerratenj të tillë, e kanë merakun
po ata demitizues të nacionalizmës sonë
kur japin edhe një alarm të dytë. Sipas
tyre, mes nesh nacional-komunizmi po
zëvendësohet me nacional-evropianizmin.
Kur mbërritën punët deri këtu, me të
drejtë mund të ngresh ca zërin e të thuash:
"Po ku je, o ditë e lumtur!" Do të qe
zhdukja më inteligjente që do t‘i bënim
trashëgimisë së hidhur të së kaluarës,
sepse edhe në qoftë se kjo mendësi vetëm
do të transferohej, në kushtet e nesërme
të bashkëjetesës me vendet e zhvilluara
të Bashkimit Evropian, ajo mbeturinë do
të bëhej më lehtë copë e çikë.
Mirëpo në të vërtetë komunizmi
ishte ideologjia më larg traditës së shqiptarëve,
më e papajtueshmja me të,
më pak e rinovueshmja dhe akoma më
pak e rikthyeshmja. "Ideologjia" (po e
vendosim në thonjëza) europeiste është
shekullore mes nesh, e natyrshme.
Shpresojmë që disa rreziqe të tilla të
mos shpiken vetëm e vetëm që të krijohen
përreth nesh psikoza dhe më pas
të ngulitet vetëdija se problemet e mësipërme
me të vërtetë i kemi në përmasat
e shqetësimeve kombëtare numër një.
Në rast se tema për një urgjencë të
çmitizimit të nacionalizmit shqiptar
mbahet e ndezur për vetëm protagonizëm
publik apo thjesht intelektual,
është një çështje e justifi kuar.
Ndoshta nuk tregohet më kot ai episodi
për atë kandidatin për deputet, i cili
në një fshat premtoi se po ta votonin do
të ndërtonte edhe një urë. Kur i thanë se
aty nuk kishin asnjë lumë, kandidati për
deputet nuk u mendua shumë dhe bëri
kryepremtimin tjetër, atë kozmik: "Do
t‘ua sjellim edhe lumin".
(Vijon numrin e nesërm)