Aplikimi për karta identitetit, vetëm në 4 nga 32 njësitë
Nga 32 njësi vendore që numëron Qarku i Dibrës, vetëm në 4 prej tyre ka nisur procesi i aplikimit për kartat e identitetit. Në qytetet e Peshkopisë, Bulqizës dhe Burrelit, procesi është ende në fazë fillestare, ndërkohë në komuna nuk është bërë asnjë aplikim. Ende punohet për instalimin e aparaturave, ndërkohë që vihet re se në komuna nuk janë shpërndarë mandatpagesat për kuponët e aplikimit. Vështirësi janë evidentuar gjithashtu edhe në caktimin e operatorëve dhe kualifikimin e duhur të tyre. Zvarritjet e evidentuara, e bëjnë të vështirë pajisjen me letërnjoftimet elektronike në afatet e përcaktuara.