Majko: Më hetoni edhe mua
Pandeli Majko, ministër i Mbrojtjes në kohën kur ndodhi tragjedia e Karaburunit, është i hapur për hetime në lidhje me ngjarjen. Ai i ka dërguar një letër Kryeprokurores Ina Rama, së cilës i kërkon verifikimin e çdo lloj aludimi për rolin e tij në këtë çështje. Në letrën që Majko i dërgon Kryeprokurores thuhet:
Nisur nga disa deklarime politikanësh, por edhe në mbështetje të bashkëfamiljarëve, të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në tragjedinë e 9 janarit 2004, në mbështetje të të gjitha procedurave ligjore në fuqi, do t‘ju lutesha për rihapjen e hetimeve lidhur me këtë çështje. Ju drejtohem juve, që nga ana e institucionit tuaj të verifikohet çdo lloj aludimi i bërë si më parë, ashtu edhe sot për periudhën që unë kam drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, për këtë çështje.