Vlorë, gjykata vendos për hetim të ri të tragjedisë së 9 janarit
Gjykata e Apelit të Vlorës ka vendosur dje rihapjen e hetimeve për tragjedinë e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona dhe 8 të tjerë u deklaruan të zhdukur. Në seancën e zhvilluar dje është dëgjuar fjala e prokurorit të Apelit dhe përfaqësuesve të shoqatës së familjeve. Pas deklaratave të të dyja palëve, trupi gjykues i kryesuar nga Alma Liçja, njëkohësisht kreu i Apelit të Vlorës, ka pranuar kërkesën e familjarëve për rihapjen e çështjes. Përfaqësuesi ligjor i shoqatës "9 Janari", Dodë Mehmetaj, ka sqaruar për trupin gjykues se zbardhja e disa fakteve të reja kërkon rishqyrtimin e çështjes. Sipas tij, atë natë janë nisur dy gomone me klandestinë drejt brigjeve të Italisë dhe jo vetëm një, siç është pretenduar deri më tani. Sipas familjarëve, ky detaj do të ndihmojnë në ecurinë e hetimeve dhe zbardhjen e së vërtetës. Pretendimet e të afërmve të viktimave bazohen në një dokument ku vërtetohet se Sokol Bizhga, shef i krimeve në Drejtorinë e Brendshme në atë kohë, ka pohuar para prokurorëve se më datë 10 janar 2004, rreth orës 6:30 të mëngjesit, nga pala shqiptare ishte identifikuar një mjet lundrues, në vendin që njihet si Gjiri i Dafinës, i cili mund të shihej qartë me sy të lirë. Dy mjete lundruese, njëri i policisë dhe tjetri i ushtrisë, ishin nisur për të shtyrë drejt bregut mjetin lundrues. Te ky i fundit, e kishin sinjalizuar se kishte trupa pa jetë. Pas rreth katër orësh, mjetet italiane identifikuan gomonen e dytë ku u gjetën edhe kufomat e 20 të mbyturve. "Tetë personat e deklaruar të humbur pretendohet të kenë qenë te gomonia që është parë atë mëngjes në Gjirin e Dafinës", ka thënë Nikollë Mëhilli, kryetari i shoqatës "9 janari". Pas pretendimeve të ngritura nga familjarët, prokurori i Apelit, Pelivan Malaj, ka pranuar se është e nevojshme rihapja e hetimeve, bazuar kjo dhe në kërkesën e familjarëve për ankimim.
Çështja për tragjedinë e Karaburunit, ku humbën jetën 28 persona, dhe 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur, rivjen në gjykatë pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për pezullimin e dosjes për mungesë të faktit penal. Vendimi i marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të këtij rrethi është konsideruar i papranueshëm për familjarët e viktimave, të cilët kanë insistuar që çështja të rihapet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të gjetur dhe dënuar autorët e vërtetë të kësaj tragjedie.
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit të Vlorës nuk kishte pranuar animimin e çështjes, vendim ky që u rrëzua dje nga Apeli i këtij rrethi. Kjo shkallë e gjyqësorit pranoi ankimimin e familjarëve për rinisjen e hetimeve. Familjarët e kanë cilësuar këtë vendim të gjyqësorit si një dritë jeshile që do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes. Pretendimet e tyre kanë shkuar më tej, duke kërkuar që dosja të hetohet dhe të ndiqet nga prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për t‘u plotësuar më tej dhe të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ata pretendojnë se në çështje janë përfshirë dhe krerë të policisë dhe të shtetit, gjë që pengon zbardhjen e së vërtetës së natës së tragjedisë.
Shkodër
Familjarët e viktimave
nuk dalin nga greva e urisë
Megjithëse Gjykata e Vlorës mori vendimin për rinisjen e hetimeve në lidhje me tragjedinë e 9 janarit, familjarët e të zhdukurve në këtë tragjedi nuk kanë pranuar të dalin nga greva e urisë. Ata shprehen të vendosur për t‘u vetësakrifikuar deri në gjetjen e trupave të të afërmve të tyre, që humbën jetën në ujërat e detit Jon. "Ne kërkojmë gjetjen e eshtrave të fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja pse kemi hyrë në grevë. Për sa kohë nuk do të gjenden, do të dalim me arkivolet e hapura që kemi marrë me vete", thotë Ndoc Bjeshka, i cili në këtë tragjedi ka humbur djalin e tij 17- vjeçar. Ata kërkojnë rihapjen e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të zbardhet e gjithë e vërteta e kësaj tragjedie dhe të gjenden tetë personat e tjerë që vazhdojnë të rezultojnë të humbur. Familjarët e viktimave akuzojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Transporteve për mosdhënien e ndihmës në kohën e duhur, duke lënë qëllimisht të vdesin ata që ishin në gomone. Sipas familjarëve të viktimave të tragjedisë, duhet të ngrihet një grup hetimor parlamentar për zbardhjen e tragjedisë, të bëhet denoncim publik e penal për njerëzit e veshur me pushtet që nuk kanë dalë para gjyqit. Ndërkohë greva e urisë së katër familjarëve të të zhdukurve ka hyrë tashmë në ditën e 19. Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet dhe jeta e tyre është e rrezikuar. Një prej grevistëve është çuar në spital për t‘iu nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe mjekët i kanë këshilluar të mos rikthehet në grevë. Por ata janë të vendosur të vetëflijohen deri në vdekje.
Të zhdukurit
Ndue Sanaj, 21 vjeç, Shosh, Shkodër
Artan Sagrini, 33 vjeç, Shkodër, qytet
Arian Gjilaj, 29 vjeç, Golem, Shkodër
Marjana Zajeti, 18 vjeç, Shkodër, qytet
Kreshnik Bjeshka, 25 vjeç, Shkodër, qytet
Fahrije Mehmeti(Dizdari), 34 vjeçe, Gruemirë, Malësi e Madhe
Gjin Grizha, 19 vjeç, Kelmend, Malësi e Madhe
Ermira Grizha (Niçaj), 16 vjeçe, Malësi e Madhe