Denoncohet mësuesi, i shkroi letër dashurie nxënëses
I shkruan letër dashurie nxënëses së tij 14-vjeçare, denoncohet nga prindërit e vajzës mësuesi. 47-vjeçari me inicialet F.H., mësues në Lubonjë, një fshat i thellë i Korçës, pretendohet se i ka nisur një letër ku i shpreh dashurinë njërës prej nxënëseve të tij. Letra ka rënë në duart e babait të vajzës, e cila ndjek klasën e tetë të kësaj shkolle. Babai është tronditur kur ka lexuar brendinë e saj dhe i alarmuar i ka kërkuar sqarime së bijës, e cila i ka thënë se letra ishte shkruar nga mësuesi 47-vjeçar.
Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur rreth dy javë më parë. Ka qenë momenti kur babai i 14-vjeçares ka gjetur letrën në çantën e saj. Pasi e ka lexuar dhe ka mësuar se ajo është shkruar nga edukatori i së bijës, ka shkuar me sëpatë në dorë për të "larë" turpin që i ishte bërë së bijës. Por bashkëfshatarët nuk e kanë lejuar të bëjë këtë veprim të nxituar. Pas më shumë se dhjetë ditësh, ai ka vendosur ta denoncojnë mësuesin, duke qenë i sigurt se ai i ngacmonte të bijën, gjë që sipas tij është pohuar dhe nga vetë vajza. Por burime nga Prokuroria e Rrethit të Korçës bëjnë të ditur se pas marrjes në pyetje të vajzës dhe hetimeve paraprake është konkluduar se mësuesi nuk ka konsumuar vepër penale. Sipas tyre, në letrën që pretendohet se është shkruar nga 47-vjeçari nuk është gjetur asnjë fjalë që vërteton se mësuesi ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij. Për rrjedhojë, ndaj mësuesit të Lubonjës nuk ka nisur asnjë procedim penal. Për organet e hetimit, çështja mbetet e dyshimtë, pasi i ati i vajzës pas denoncimit ka nxituar ta tërheqë atë sërish brenda ditës.
Ndërkohë në drejtorinë arsimore të rrethit thonë se janë duke sqaruar nëse letra është shkruar vërtet nga mësuesi. Deri atëherë nuk mund të merret asnjë masë ndëshkimore për këtë të fundit. Nëse vërtetohet se letra është e mësuesit dhe qëllimi ka qenë për të ngacmuar të miturën, atëherë do të merren masa për pushimin e tij nga puna. "Unë jam sinjalizuar për çështjen në fjalë. Jemi duke sqaruar detajet, por nuk kemi marrë asnjë masë ndëshkimore për mësuesin", sqaron për gazetën, Andrea Mano, drejtor i drejtorisë arsimore të rrethit.