E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi për pension, ja formulari për t‘u plotësuar

Këshilli i Ministrave, pak kohë më parë, aprovoi rregulloren e re të pensioneve, propozuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Nëpërmjet kësaj rregulloreje të re u vendosën rregullat dhe procedurat e reja për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve. Rregullorja e re e pensioneve është produkt i një pune të gjatë në grup dhe i diskutimeve të drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore. Rregullorja "Për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve", përben një risi në disa drejtime. Në radhët e qytetarëve, rregullorja e re e pensioneve paraqitet në dobi të qytetarëve kryesisht tek ata në prag të pensionit. Përmes rregullores së re, ISSH synon përmirësimin e shërbimit me qëllim që çdo pension të jepet në kohë.

Procedurat

Për të gjithë ata që janë në prag të daljes në pension pleqërie, kanë të drejtë të aplikojnë në agjencitë lokale të sigurimeve shoqërore, një vit para arritjes së moshës për pension. Kjo për të plotësuar një kërkesë paraprake për pension, për të dorëzuar fotokopje të librezës së punës, për të deklaruar historikun e punës. Rëndësia e këtij momenti është e madhe si për personin e interesuar për pension, ashtu edhe për administratën e sigurimeve shoqërore. Kjo periudhë do të vlente për verifikuar në kohë historikun e punës, e cila në mjaft raste është në qendra të ndryshme të punës, apo edhe në shumë raste, në qytete apo fshatra të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Duke mbajtur parasysh faktin se afati i caktimit të pensionit 45 ditë pas pranimit të kërkesës dhe dokumenteve për pension, një aplikim 12 muaj përpara mbushjes së moshës do të ndihmonte si aplikuesit për të plotësuar dokumentacionin ashtu edhe strukturave të ISSH-së për verifikim. Ndërsa të interesuarit për të përfituar pension që në ditën e parë të plotësimit të afateve dhe kërkesave do ta përfitojnë menjëherë përfitimin, fill pas mbushjes së moshës.

Dokumentet

Dokumentacioni i vjetërsisë në punë ka nevojë të verifikohet në burim në origjinë, pra të bëhen akt-verifikime të regjistrave themeltarë, të borderove, dokumentacionit përkatës për secilin person. Administrata e Sigurimeve Shoqërore duhet të kryejë verifikimet në rrethin ku banon aktualisht i interesuari, qytete ku ka punuar më parë, duhet të shqyrtojnë dokumentacionin në zyrat ku ka ushtruar profesionin. Me qëllim që të koordinohen, të monitorohen dhe të mos vonohen verifikimet, është krijuar një sektor i ri pune, që është quajtur Inspektorat i Përgjithshëm Koordinues. Afati i përgjithshëm i caktimit të pensionit është i grafikuar, i shkallëzuar me ditë pune në secilën hallkë të procedurës së caktimit të pensionit, te secili inspektor. Sakaq, çdo aplikues duhet të kërkojë pajisjen me një mandat, ku njoftohet data e tij e aplikimit. Aplikimi do të pranohet i firmosur nga vetë ai. Dokumentet e nevojshme që shoqërojnë kërkesën paraprake janë: Fotokopje e librezës së punës, në mungesë të saj deklaratë personale për vitet e punës, certifikatë lindjeje me fotografi, certifikatë martese për kërkueset femra, përmes rregullores së re, ISSH synon përmirësimin e shërbimit me qëllim që çdo pension të jepet në kohë.

Tab

Dokumentet e nevojshme për kërkesën paraprake

-Fotokopje e librezës së punës

-Në mungesë të saj deklaratë personale për vitet e punës

-Certifikatë lindjeje me fotografi

-Certifikatë martese për femrat



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›