E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Buxheti, asnjë rritje ekonomike

Lëvizja Socialiste për Integrim analizoi dje shifrat e paraqitura në projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2009. Filloreta Kodra vlerësoi se buxheti i propozuar nga qeveria për vitin 2009 shpreh qartë orientimin për t‘u shërbyer zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend të ndikimit pozitiv në uljen e varfërisë dhe lehtësimin e jetës së shqiptarëve. "Mund të thuhet me gojën plot se fondet e parashikuara për politikat sociale për vitin 2009 realisht nuk kanë asnjë rrije. Rritja prej 0,1% e GDP e ndihmës ekonomike është aq qesharake, sa kjo kuptohet nga çdo qytetar e jo më nga ekspertët e ekonomisë", theksoi Kodra, teksa shtoi se qeveria e Berishës deklaroi me gojën e ministrit të Ekonomisë se çmimi i energjisë elektrike do të rritet përsëri ndërsa në projektbuxhet nuk është parashikuar asnjë lek kompensim për këtë. "Në projektbuxhetin e paraqitur qeveria nuk ka vlerësuar rreziqet serioze që vijnë nga kriza globale ekonomiko financiare", insistoi Kodra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›