Katër komunat më të pasura, përreth Tiranës dhe Durrësit
Komunat, megjithëse përfaqësojnë 305 njësi vendore, realizojnë 26 për qind të të ardhurave. Statistikat zyrtare nga Ministria e Financave pohojnë se vetëm katër komuna realizojnë 1.212 milionë lekë ose 42 për qind të të ardhurave që realizojnë komunat. Kështu, Komuna Kashar ka mbledhur 775 milionë lekë, Rrushbull 108 milionë lekë, Dajt 136 milionë lekë dhe Farkë 193 milionë lekë. Ndërkaq, qarqet kanë realizuar 299 milionë lekë ose 3 për qind të të ardhurave, të cilat janë të ardhura që i realizojnë qarqet nga kontributi i njësive vendore. Shifrat i përkasin vitit 2007, ndërsa aktualet nuk bëhen të ditura nga ministra. Në lidhje me nivelin e të ardhurave nga bashkitë dhe rrethet, shifrat paraqiten disa herë më të mëdha. Kështu, bashkitë realizojnë 71 për qind të të gjithë të ardhurave. Pjesa më e madhe e të ardhurave realizohen në Rrethin e Tiranës, 4.574 milionë lekë, Durrësit 1.082 milionë lekë, kurse rrethet Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Vlorë kanë një mesatare për 500 milionë lekë.
Bashkitë që kanë realizuar më shumë të ardhura janë: Bashkia Tiranë 3.064 milionë lekë, Durrës 827 milionë lekë, Elbasan 357 milionë lekë, Fier 334 milionë lekë, Korçë 293 milionë lekë, Shkodër 297 milionë lekë dhe Vlorë 410 milionë lekë. Në total, për vitin 2007 njësitë e qeverisjes vendore kanë realizuar rreth 11 miliardë lekë të ardhura. Krahasuar me planin e vitit 2007 (rreth 14 miliardë lekë), është 2.2 miliardë lekë më pak dhe kjo është kryesisht në taksën mbi biznesin e vogël, 500 milionë lekë dhe në taksën mbi pasurinë, rreth 800 milionë lekë. Të ardhurat e realizuara në vitin 2007 janë në të njëjtin nivel me ato të realizuara në vitin 2006, pra është krijuar një stabilitet në këto taksa dhe tarifa.