Apoeli e bën festë, 4 gola për 30 minuta Skënderbeut
Në Nikozia të gjithë ishin përgatitur për festë. Në ditën e pushtimit të ishullit të Qipros nga Turqia, tifozët vendas kërkonin një fitore për të festuar dhe në fund ia kanë arritur. Madje, në shifra më të thella sesa ata e mendonin.
Ndeshja e kthimit mes Apoelit të Nikozias dhe Skënderbeut të Korçës ka konfirmuar supremacinë e skuadrës qipriote, e cila ka fituar 4-0 dhe është kualifikuar për në turin tjetër, ku do të ndeshet me Sllovan Bratislavën. Një shans i artë për ekipin kampion të Qipros, që do të ketë mundësinë të luajë në Europa League edhe në rast se eliminohet nga sllovakët.
Takimi i mbrëmshëm ka parë një Skënderbe që ka luajtur vetëm për 45 minuta, ndërkohë që në fraksionin e dytë Solari, Ailton, Adorno dhe Charalambides kanë shënuar katër gola.
Pjesa e parë
Apoeli e ka nisur ndeshjen duke sulmuar në mënyrë konstante dhe ka qenë disa herë pranë golit. Që në minutën e tretë, qipriotët humbën një shans të artë, pas një goditje me kokë të Solarit, i shërbyer nga Manduka.
Presioni i Apoelit u rrit me kalimin e minutave dhe në të 17-tën, Charalambides i dha mundësinë Solarit të shënonte, por gjuajtja e tij u devijua nga Shehi në goditje këndi. Pas këtij momenti, ritmi i lojës së Apoelit ra, ndërsa Skënderbeu nisi të shihte drejt portës kundërshtare.
Në minutën e 38-të Radas për pak shënoi me kokë, por portieri vendas reagoi mirë. Në fund të kësaj pjese, qipriotët patën edhe një rast me Adornon, por sërish ka qenë Shehi që ka devijuar topin në korne me një ndërhyrje shpëtimtare.
Pjesa e dytë
Gjërat kanë ndryshuar në pjesën e dytë, ndonëse Apoeli e nisi atë më qetë, duke qarkulluar topin. Argjentinasi Esteban Solari, pasi humbi dy mundësi të mira, shënoi golin e parë në minutën e 59-të. Ai u gjent i lirë përballë Shehit, pas një asisti të Pintos dhe e dërgoi topin qetësisht në cepin e portës.
Pas golit, Apoeli ndryshoi tërësisht ritmin. Minuta e 64-t sjell golin e dytë, me autor Ailton, i cili mposhti Shehin nga shumë pranë. Pas këtij momenti, korçarët kanë rënë në kolaps dhe vendasit mund të bënin ç’të donin.
Minuta e 80-të sjell golin e tretë, këtë herë me autor Adornon, sërish nga një pozicion shumë i afërt. Më përpara, Manduka pati humbur një tjetër mundësi të artë për të realizuar. Ndeshja u mbyll me golin e realizuar nga Charalambides 4 minuta para fundit.
Tifozët
Edhe pse rezultati i ndeshjes së parë thuajse e kishte vendosur kualifikimin e Skënderbeut, në stadiumin e Nikozias mbrëmë ka qenë një numër i madh tifozësh qipriotë.
Dita e djeshme përkonte me invazionin turk në ishull dhe në stadium nuk kanë munguar pankartat, si ajo “Kurrë nuk harrojmë, kurrë nuk e falim”, e shkruar në anglisht. Gjithsesi, në stadium gjithçka ka qenë si një festë për tifozët vendas dhe nuk ka patur aspak probleme, ashtu siç prisnin drejtuesit e klubit të Apoelit.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)