E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, në Sllovaki për të bërë historinë

TIRANE- Tirana luan sonte në orën 19.00 një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit në Evropë. Bardheblutë do të përballen me Spartak Tërnavën, një ekip që në "Qemal Stafa" një javë më parë vuajti tmerrësisht.

Skuadra shqiptare, e drejtuar nga Hulian Rubio Sançez, do të kërkojë të shënojë të paktën një gol në stadiumin "Antona Malatinskeho", ç'ka do ta bënte shumë të vështirë punën për sllovakët, duke qenë se takimi i parë përfundoi në barazim pa gola. Të paktën në vitet e fundit, Tirana ka qenë një ekip më i suksesshëm se Tërnava në arenën europiane. "Atje do të shkojmë për kualifikim, - u shpreh portieri Iljon Lika. - Ne kemi avantazh rezultatin e ndeshjes së parë, ndërsa avantazhi i tyre janë fusha dhe tifozët.

Të shohim se kush do të fitojë, por ne kemi bindjen se mund të bëjmë një arritje të madhe edhe pse nuk kemi qenë të mirëorganizuar për shkak të riformatimit të skuadrës", shtoi Lika. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri polak David Piasecki.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›