Apollon Kombëtar apo ndërkombëtar, një festë e aktrimit

Finalja e edicionit të 8-të të Festivalit të Aktrimit në teatrin Bylis
Shfaqja e trupës rumune dhe shfaqja e trupës së Vlorës shënuan në garën e aktrimit dy konkurrues me monodrama në skenë. Pas emocioneve të lojës së trupës së Teatrit Kombëtar të Prishtinës dhe lojës pasionante të rumunes Borta, maqedonasit shënuan rënien në pikiatë të cilësisë së festivalit të aktrimit Apollon. Pjesa Histori të pista Dirty Stories, nën regjinë e Sofija Ristevska nuk u duartrokit nga publiku, madje në sallë u ndie një çlirim kur shfaqjes i erdhi fundi. Nuk ishte vetëm pjesë e paragjykimit, por edhe pjesë e kritikës se organizatorët duhet të kishin seleksionuar më mirë të ftuarit dhe shfaqjet. Ajo që shënoi dështimin e Trupës Maqedonase nuk kishte të bënte me pakuptueshmërinë e gjuhës pasi titrat në shqip u shfaqën në ekranin e skenës, por me shijen se jo gjithçka e realitetit ngrihet në art. Midis mizerjes për të mbijetuar, tendencave për të qenë modernë, tre aktorët: Nikola Todoroski, Andriana Bilalovic, Strezo Stamatovski, maqedonas sollën si fillim në ekranin e skenës një video me pjesë të jetës së tyre të varfër dhe mënyrës sesi ata shihnin brenda vetes, për tu përballur më pas në skenë me lojën aktoreske ku ndërthureshin fatet e homoseksualëve, prostitucionit deri në skajin e mjerimit shpirtëror. Histori të pista u paraqit si një produksion i përbashkët me teatrin e Manastirit. Sipas organizatorëve ky ishte një kombinim interesant i teatrit me filmin në të cilin shfaqet fuqishëm realiteti i egër në të cilin jetojmë. Por shfaqje e dështuar mërmëritën disa nga të ftuarit të njohur si publiku elitar i sallës, ndërsa i pyesje për komentet. Nuk ishte vetëm fjalori por edhe ngjarjet që bartnin një botë tjetër në mjerim atë që sduam ta shohim dhe i trembemi në përditshmëri, diversitetit të qenieve në ekstrem.
Nga Vlora me monodramën Ditari i një të çmenduri
Duartrokitje të pakta pati edhe loja e aktorit Ilirian Ali në monodramën Ditari i një të çmenduri, paraditen e së dielës. Roli i individit në shoqëri, përballja e tij me fenomenet e jetës, ishin në qendër të monologut të aktorit, në rol një intelektual në përpjekjet e dështuara përballë ambientit mbytës që asfikson gjithçka. Aktori Ilirian Ali interpretoi në skenografinë e Agron Jakupit dhe muzikën e Altin Xhaferrajt, duke përqendruar publikun në përpjekje për të kuptuar realitetin shkatërrues dhe prirjen e qenies për tu dorëzuar deri në çmenduri. Artisti Lazër Filipi, pas shfaqjes, tha se ish nxënësi i tij Ilirian Ali luajti këndshëm, i zoti pasi monodrama është e vështirë, nuk ke ansambël që të nxisë dialogun, mbetet një hapësirë që duhet mbushur me rezonimin që krijon vëmendja e publikut me lojën aktoreske. Ditari i një të çmenduri e ka pasur premierën në qytetin e Vlorës gjatë vitit 2008. Festivali i tetë i aktrimit po mbyllet me pjesën Sonte jam vetëm nën regjinë e Enver Petrovcit, nën interpretimin e aktorëve të kompanisë private teatrore Teatri i Babës
Kritiku Adriatik Kallulli: Më shumë festa për aktorët...
********************************************
Ema Andrea kryetare e jurisw, Adriatik Kallulli anëtar, si dhe austriaku dr. Christian Papke po ndjekin gjithë shfaqjet e festivalit për të vlerësuar me çmimet Apollon aktorët më të mirë. Por nuk duket e lehtë, jo vetëm se këtë edicion është shndërruar në një garë edhe mes të huajve dhe shqiptarëve, por edhe se paraqitja e aktorëve ka qenë me zhanre të ndryshme të teatrit. Gjithsesi siç u shpreh dhe mjeshtrja e aktrimit Drita Pelingu, festivali është një dritare nga ku shohim të rejat më të fundit të artit të teatrit.
-Nga një festival i vetëm i aktrimit për aktorët shqiptar në një festival ndërkombëtar. Ky ndryshim çfarë sjell?
Një shoqëri demokratike në qelizën e saj është një shoqëri e vlerave të hapura, e vlerave krahasuese kompetitive dhe të gjitha arritjet, qoftë në fushën materiale të teknologjisë, qoftë në fushën shpirtërore ku përfshihen dhe artet, janë vlera të qëndrueshme nëse hyjnë në krahasim jo në një truall të ngushtë dhe të vogël por në hapësirat europiane dhe më gjerë. Prandaj dukuria e re e gërshetimit në qëllime krahasuese, ballafaqimi përmes teknikave tona, teatrove tona dhe teatrove të huaja, është rruga e vetme për të parë ku jemi, çvlera kultivojmë , çbëjmë të re në këtë fushë.
-Po a ngushton kjo hapje konkurrimin mes e aktorëve shqiptarë, pasi ky festival me këtë risi u nis, aktrim mes shqiptarëve?
Ndërhyrje e drejtë, pasi ne bëjmë pak festivale dhe trupat shqiptare pjesëmarrëse janë të pakta në numër. Mbetet detyrë e madhe të tërhiqen sa më tepër trupa kombëtare, nëse është e mundur të zgjerohen ditët festivalit apo të ngjeshen programet p.sh në Festivalin Ndërkombëtar të Kajros jepen 10 deri 15 shfaqje në ditë. Pastaj cilësia e shfaqjeve dhe pjesëmarrja e trupave në raportin shqiptare të huaja është detyrë e selektorëve, pasi gjysma e suksesit të festivalit varet nga puna selektive.
-Vetë konkurrimi mes aktorëve me pjesë të zhanreve të ndryshme të teatrit a nuk krijon vështirësi në vlerësimin e tyre me çmimet Apollon të aktrimit?
Natyrisht kemi aktorë të vlerave të ndryshme të aktrimit. Dhe në themelin e studimit të arteve është metoda e krahasimit e cila ka një parim fundamental bazën e krahasimit. Kështu s mund të krahasosh vlerat e një volejbollisti me një basketbollist (topin kanë të përbashkët) qoftë edhe mes dy boksierëve të peshave të ndryshme. Kështu ndarja e çmimeve është shumë e vështirë. Sigurisht që për krahasim mund të gjenden vlerat e cilësisë së artistit, të pasurisë estetike, të një paraqitjeje dhe kapaciteti aktoresk në disa cilësi të detyruara siç është plastika, mimika e zërit, origjinaliteti i lojës, krijimi i figurës.
-Po edhe pse tetë festivale, përjashto aktorin popullor të estradës Luftar Paja, asnjë çmim i aktrimit Apolon ska mbetur në Fier?
Bashkiakët e Fierit bashkë me Këshillin e Fierit kanë qenë shumë të disponueshëm ndaj dukurive kulturore të qytetit dhe sduhet pritur vetëm çmimet e festivalit për tu dhënë vlerësim aktorëve, mund të organizohen më shumë festa pasi e dini si thotë një filozof gjerman Femra dhe aktori mbështeten e gëzohen nga komplimentet.
*********************************************
Drita Pelingu: Teatri sot kohë sprove për të rinjtë
Pedagogia Drita Pelingu, artistja e filmit dhe teatrit e pranishme në radhët e publikut elitar në ditë netët e Apollonit në Fier pohon se kjo kohë është e vështirë për të talentuarit dhe se është një kohë kur jo të gjithë studentët janë ambiciozë në art. Zonja Pelingu ecën në këmbë çdo ditë nga hoteli në qendër të qytetit në teatrin Bylis, duke u ndalur sa herë ata qytetarët i afrohen natyrshëm dhe e pyesin aaa Drita Pelingu??? Ma o ma shih ajo aktorja e filmit ku djeg dorën.. copëza dialogësh që paralajmërojnë ndalesat e saj në trotuare. Ajo gjen kohë të dëgjojë ata që e adhuronin përmes ekranit dhe me trishtim kur e pyesin për ndonjë rol të ri thotë: a aha e mbylla unë tani, kemi të rinjtë. Në një nga bisedat se a janë ata të rinjtë studentë po aq ambicioz sa brezat më parë, me trishtim thotë: jo dhe më vjen keq për këtë. Unë shpesh seancat e punës me studentët i vazhdoj edhe në shtëpi, miqësohem më shumë me ta, pra vendoset një konfidencë që i bën ata më të lirshëm në interpretim por më trishton mua kur më thonë: po o zysh po mirë e ke po ku do vemë ne pas shkollës?, ndërsa ne punën atëherë e kishim të sigurt. Pra mendoj, thotë zonja Pelingu se duhen hapur më shumë teatro ku të rinjtë të punësohen dhe të aktrojnë. Metropoli Tiranë ka vetëm një teatër.. kompanitë teatrore janë të kufizuara, kështu mungesa e perspektivës i bën më pak ambiciozë. Praninë festival ajo e komenton se festivalet e teatrit janë të pakta në vend, por ama janë dritaret e vetme nga ku shohim ndryshimet e tetarit në botë, përballemi me përvojat e tjera pasi natyrisht jo të gjithë kemi mundësitë të udhëtojmë jashtë e të shohim shfaqjet atje.