E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD reagon ndaj Bares: Muaji Prill, krizë për Edi Ramën

Reagimi i kreut të PS, Besnik Baraj lidhur me nusërimin e Shqipërisë në muajin Prill, nuk ka mbetur pa një kundërreagim nga e djathta. Zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli e ka cilësuar si të pavlefshëm deklarimin e PS, për gjendjen e Shqipërisë. Sipas saj, kjo është një lojë e kreut socialist, Rama, i cili mohon çdoherë arritjet e pretenduara nga kjo qeveri. Edi Rama, në vendosmërinë e tij për të nxirë çdo sukses në historinë e këtij vendi, me shpifje dhe trillime ju deklaroi shqiptarëve se; pavarësisht se Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s; pavarësisht se u pranua me konsensus kandidimi i saj për tu bërë vend anëtar në BE; pavarësisht se sipas dokumenteve zyrtare janë mbi 80 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar në këto 3 vitet e fundit; se 200 mijë shqiptarë kanë dalë nga varfëria; dhe tani me 2- fishimin e pensioneve në fshat u shtohen dhe 170 mijë të tjerë që do të marrin mbi 2 USD në ditë pension; dhe pavarësisht se janë 2- fishuar rrogat e mësuesve, infermierëve dhe mjekëve ky Prill apo viti 2009 qenka më i keq sesa muajt e tyre në pushtet, ka deklaruar Mëhilli duke shtuar se për Shqiptarët ky është Prilli më i bardhë në historinë e tyre kurse për Edi Ramën që çdo sukses të kundërshtarit të tij dhe vendit të tij e konsideron disfatë të madhe personale, ky është Prilli i krizës më të thellë. Mëhilli ka nënvizuar se Rama mund të shërohet nga krizë në të cilën është zhytur, vetëm me daljen përfundimtare nga politika më 28 Qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›