Besa, për herë të shtatë në finale

ASA - Pas 15 vitesh mungesë, Besa do të luajë për herë të shtatë një finale të Kupës së Shqipërisë. Verdikti i pritur është dhënë sot pas 90 minutave të kthimit në Besa-Shkumbini(1-1), të zhvilluar në stadiumin "Besa" të qytetit të Kavajës, falë golave me shumë të shënuar në sfidën e parë në fushë të huaj.
Shqiptari nga Maqedonia, Arben Nuhiu shënoi në pjesën e parë (38'), ndërkohë që tiranasi Erjon Rizvanolli vendosi ekulibrat gjashtë minuta përpara përfundimit të ndeshjes, kur në të 84' barazoi rezultatin e takimit. Ishte ky barazimi i dytë midis dy skuadrave, pas atij 3-3 të arritur në Peqin dy javë më parë.
Për të mbërritur në finale, Besa eliminoi gjatë rrugës së saj:
eliminoi Egnatian e Rrogozhinës (1-0, 6-0), Kastriotin( 0-3, 4-0) Dinamon (1-2, 2-2) dhe së fundi Shkumbinin (3-3, 1-1).
Për herë të parë Besa ka marrë pjesë në finale në edicionin e 12-të Kupës, atë të vitit 1961, kur u ndesh në finale me Partizanin (1-1, 0-1).
Finalja e dytë për kavajasit është ajo e vitit 1963, kur Besa u përball me 17 Nëntorin (sot Tirana). Besa humbi ndeshjen e parë në kryeqytet me rezultatin 2-0 dhe fitoi në Kavajë 3-2.
Pas 18 vitesh mungesë, Besa i rikthehet finales së tretë dhe sërish me një skuadër nga Tirana. Dinamo mposht Besën me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vetme të finales së vitit 1971.
Një vit më pas, në finalen e vitit 1972, Besa vendoset përballë Vllaznisë: humbi në Shkodër 2-0 dhe fitoi në Kavajë 2-0, por shkodranët fitojnë Kupën e Shqipërisë falë gjuajteve të penalltive: 5-3.
Në vitin 1981, Besa sërish në finale për herë të pestë dhe sërish kundër Vllaznisë. Humbi thellësisht ndeshjen e parë në Shkodër 5-1 dhe fitoi atë t kthimit me rezultatin 2-1, por i pamjaftueshëm për të pronëuar Kupën.
Finalja gjashta dhe e fundit e lujtur është ajo kundër Elbasanit në vitin 1992, ku Besa humbi 2-1.
Besa shpreson shumë se do të fitojë finalen e 16 majit, që do të ishte dhe hera e parë për të.