E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: “I njoh pikat e dobëta të Mourinjos”

Dash Frashëri
ASA (Albania Sport Agency)- Mourinjo e Benitez. Agresivi dhe i maturi, sot në orën 20:45 do të jenë përballë njëri-tjetrit. Në "Stamford Bridxh" të Londrës. Në një sfidë tërësisht angleze. Intriguese. "Blutë" e Celsit me asnjë Ligë Kampionesh të fituar dhe të "Kuqtë" e Liverpulit me pesë trofe në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klubet. Madje pas finales dramatike të Stambollit, atë të vitit 2005 kundër Milanit (3-3, fituar me penallti), skuadra e udhëhequr nga spanjolli Rafa Benitez koleksionoi edhe Kupën origjinalë me "veshë". Edhe në kampionat balanca e titujve anon dukshëm nga ana e liverpulasve: 18 trofe përkundrejt 3 të Celsit, por me të vecantën se "Blutë" e miliarderit rus Roman Abramovic dhe trajnerit portugez Hoze Mourinjo kanë fituar dy titujt e fundit kampion. Liverpuli ka fituar tre nga katër përballjet e fundit me Celsin. Tekniku i Liverpulit dëshiron të përsërisë kryeveprën e vitit 2005 në gjysmfinalet me Celsin: "Në Londër shkojmë për të shënuar të paktën një gol. E njohim Celsin dhe ata na njohin ne". Rafa Benitez është shumë i përqendruar. Tekniku i të "Kuqve" tregon dhe rrugën për të mundur sërish Mourinjon, ashtu sic ndodhi në gjysmfinalet e Ligës së Kampioneve të vitit 2005. "Idea jonë është të fitojmë ndeshjen e parë nëse do të ishte e mundur. Ndonjë herë mund të luash me kundërsulm dhe herë tjetër duke bërë presion të vazhdueshëm, varet nga situata. Në "Stamford Bridxh" do të ishte thelbësore të shënosh, madje të khehesh në shtëpi edhe me një fitore". Një recetë e thjesht në lëtër, por e vështirë në praktikë. "Jemi në formë, i njohim pikat e dobëta të Celsit por, jam i sigurt se diferencën do ta bëjën detajet". Benitez e respekton Celsin, por nuk ka frikë nga asgjë. "Prej dy sezonesh janë kampionë të Anglisë, një skuadër e fortë, parasëgjithash në shtëpi". Një gjysmfinale e madhe midis të "Kuqve" dhe "Bluve", kjo është dicka e sigurt. "Ndoshta në raport me dy vite më parë janë akoma më të fortë, por dhe ne ndërkohë kemi grumbulluar eksperiencë dhe, nisur nga kjo mendoj se mund t'ia arrijmë". Piter Krauc, sulmuesi i Liverpulit shpreson se mposhtja e Celsit në Ligën e Kampioneve të vitit 2005 do të shërbejë si nxitje për ta arritur sërish atë. Krauc ka shënuar shtatë gola në Europë gjatë këtij sezoni duke barazuar edhe rekordin e golave të shënuar nga Stiven Xherard dhe Roxher Hant. Sulmuesi i Celsit, Didier Drogba u rendit i dyti në votimin e organizuar nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Anglisë. Kristiano Ronaldo i Mancester Junaitid fitoi cmimin "Futbollisti i Vitit 2007". Në listën e 11-shes idelale fituan tetë lojtarë të Mancester Junaitid. Nga Liverpuli ishte Stivën Xherard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›