Apollon nuk llogarit në Duron

Skuadra Apollon Limassol ka hequr dorë nga Klodian Duro. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet e skuadrës qipriote për sezonin e ri 2010/2011, pas një sezoni zhgënjyes.
Ish futbollisti i Tiranës verën e vitit të kaluar nga Omnia ishte transferuar te Apollon, mirëpo nuk arriti t’i tregojë vlerat e tij. Ai zhvilloi vetëm tetë ndeshje për këtë klub, që përfundoi në vendin e tretë me 57 pikë të tubuara.
“Apollon nuk llogarisin për sezonin 2010-2011 në Nick Pelatz, Klodian Duron, John Giovaltir dhe Ferreira”, shkruante të mërkurën ueb faqja www.kerkida.net.
Gjatë karrierës së tij, 32 vjeçari kishte veshur fanellën e klubit gjerman Armenia Bielefeld, atyre turke Rizespor, Samsunspor e Malatyaspor dhe skuadrave nga Shqipëria, Tirana, Vllaznia dhe Elbasani.