Zurich interesohet për Feratin

Klubi zviceran Zurich ka shprehur interesim për futbollistin kosovar të FC Baselit, Beg Ferati, shkruan ueb faqja zvicerane sport.ch. Vetë futbollisti 23 vjeç në të kaluarën kishte deklaruar se në përfundim të sezonit mund të largohet nga Basel, pasi konsideron se mund të ngrihet në nivele të larta në një klub tjetër.
FC Zurich duket se po mendon ta gjejë pasardhësin e mbrojtësit Hannu Tihinen, andaj Ferati konsiderohet si zëvendësues ideal i tij në repartin defanziv. Edhe pse i ri në moshë, Ferati ka përvojë në futbollin ndërkombëtar pasi që ai ishte pjesë e Zvicrës U21 deri në vitin 2008, me të cilën zhvilloi 12 ndeshje.
Gjatë sezonit që shkoi, ai nuk luajti në vazhdimësi, por atëherë kur u thirr, iu përgjigj pozitivisht në fushë ftesës së trajnerit gjerman Thorsten Fink. Ai me Basel së fundmi e fitoi kampionatin zviceran dhe Kupën e shtetit. Prej se u transferua te Basel në vitin 2008, Ferati pati 39 paraqitje në ndeshje zyrtare. Më parë ishte pjesë e ekipit Concordia, ku kishte shkuar nga ekipi i të rinjve të Basel.