E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për një kampion do të bëja çmenduri

Berluskoni

Përpara sponsorëve të Milanit, presidenti Silvio Berluskoni ka shpjeguar se në këtë moment krize ekonomike, roli i tij nuk e lejon të bëjë shpenzime të pakontrolluara për të përforcuar skuadrën kuqezi. Megjithatë, ai deklaroi se nuk do të tërhiqej në rast se do të krijohej mundësia për të blerë “një kampion të nivelit botëror, i cili do të ishte në gjendje që të bënte diferencën në fushë, një lojtar si Ronaldo”, pa e saktësuar nëse bëhej fjalë për sulmuesin brazilian, apo mesfushorin portugez të Realit të Madridit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›