E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: 340 milionë dollarë për stadiumet

Botërori 2018

Rusia do të shpenzojë brenda 2015-s rreth 340 milionë dollarë për të ristrukturuar stadiumet ekzistuese dhe për të ndërtuar të reja në prag të Botërorit 2018. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Unionit Futbollistik, Sergiei Fursenko. Për turneun, ka saktësuar ai, do të ngrihen 13 stadiume të reja. Nëse Moska nuk do ta fitojë kandidaturën, që do të jepet më 2 dhjetor, 6 stadiume të reja do të ndërtohen gjithsesi, ka siguruar Fursenko. Për Botërorin 2018 garojnë dhe Anglia, Australia, SHBA-ja, Spanja, Portugalia, Belgjika e Holanda.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›