Deko: Mund të luaj te Fluminense
Mesfushori
Deko i jep lamtumirën çelsit. Sipas të gjitha gjasave, mesfushori i natyralizuar si portugez nuk do të luajë më me blutë e Londrës gjatë sezonit të ardhshëm. Në një konferencë për shtyp të organizuar në San Paolo, ai deklaroi: “Kam qëndruar shumë kohë larg Brazilit, por e kam thënë se një ditë do të kthehesha. Më kanë kërkuar shumë skuadra, por për momentin mund të them se Fluminense është më e avantazhuar. Kam ende edhe një vit kontratë me çelsin dhe do të marr një vendim rreth së ardhmes vetëm pas Botërorit 2010”.
#