Shaqiri nën hetime të policisë

Për Xherdan Shaqirin aktualisht gjithçka po shkon perfekt. Ishte fitues i Kupës së Zvicrës, pastaj u ftua nga Zvicra për Kampionatin Botëror dhe në fund u shpall kampion me Baselin. Por, tani 18 vjeçari mund të jetë në telashe, pasi gjatë festimeve pas triumfit në Kupë, ai ka ndezur një pishtar në ballkonin e një kazinoje.
Sipas tabloidit zviceran Blick, hetimet lidhur me personat që kanë ndezur pishtarë para kazinosë kanë filluar. Ende nuk dihet nëse do të ngrihet padi kundër Shaqirit, por 18 vjeçari ka zgjuar vëmendjen e publikut pas pamjeve televizive. Ndërsa edhe zëdhënësi i Baseli, Josef Zindel konfirmoi incidentin në ballkonin e kazinosë. Mirëpo, ai ka shtuar se në festimet e titullit të kampionatit, një javë më vonë, nuk ka pasur incidente të tilla.
Sipas zëdhënësit të policisë, është duke u hetuar nëse ka shfrytëzim të mjeteve djegëse, që nuk janë përputhje me ligjin.