Apollonian në një album fotografik
Autori i Lajmit: red.
Misioni i përbashkët arkeologjik shqiptaro-francez në qytetin antik të Apollonisë ka fiksuar në një album fotografik të gjitha strukturat e zbuluara si dhe objektet e gjetura gjatë gërmimeve në qytetin e “diellit”. Ekspedita e drejtuar nga arkeologu francez Zhan Lyk Lambolei (Jean-Luc Lamboley), pas një pune disa javore për pastrimin dhe rikonstruktimin e objekteve të zbuluara gjatë viteve, bëri dhe fiksimin e tyre në celuloid, duke u dhënë më pas vizitorëve, turistëve dhe specialistëve të kësaj fushe, pasaportën turistike, identitetin e vlerave që mbart ky qytet i lashtësisë. Me rastin e përfundimit të punës, arkeologu Lambolei, profesor i Historisë së Antikitetit në Universitetin e Grënoblës, përgëzoi për bashkëpunimin e frytshëm dhe realizimin e misionit me sukses, Bashkinë e Fierit si dhe stafin e ekspeditës së përbashkët. “Është një rezultat i pastër i një pune disa javore", tha drejtuesi i ekspeditës shqiptaro-franceze. Ai theksoi se qyteti i Apollonisë është "një thesar ende i pa zbuluar plotësisht". Por ai theksoi se për gërmime e zbulime të mëtejshme duhen projekte dhe shuma të konsiderueshme financiare. "Për restaurimin dhe mirëmbajtjen e vlerave të zbuluara, për ta kthyer parkun kombëtar arkeologjik Apollonia në një qendër të vizitueshme dhe gjithashtu për ta mbrojtur nga ndërtimet në vitet e ardhshme, duhen projekte të mirëfillta dhe fonde të konsiderueshme. Vetëm Bashkimi Europian, me projekte serioze dhe tepër të detajuara, mund të kryejë restaurimin e objekteve të rralla dhe me vlerë të Apollonisë së lashtë”, pohoi Lambolei.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008