Tieri Henri mungon kundër Hamburgut

Tieri Henri nuk do të luajë në ndeshjen që Arsenali do të luajë kundër Hamburgut, të mërkurën në mbremje, për shkak të dëmtimit të këmës në stërvitje. Kapiteni i topcinjve, 29 vjec, nuk do të jetë në Gjermani për ndeshjen e Grupit G në Ligën e Kampioeneve. Arsenali, finalist is sezonit të fundit të Ligës së Kampioneve, ka thirur në skuadër djaloshin 17-vjecar Teo Uollkot për të zenë vendin e Henri në listën e 18-lojtarëve të skuadrës. Te Arsenali do të rikthehet pas pezullimit dhe portieri gjerman Jens Leheman, që u largua me karton të kuq në finalen e humbur 2-1 me Barcelonën.