Lion-Real, kujtime të hidhura për madrilenët

Ka kaluar thuajse një vit që nga fitorja madhështore e Olimpikut të Lionit përballë Realit të Madridit në "Gerland" (3-0) dhe Lioni do të përballet sërish të mërkurën me Realin në të njëjtin stadium. Në ballafaqimin e vitit të kaluar Lioni shënoi 3 gola brenda 31 minutash falë Xhon Kerju, Zhuninjo Pernambukano dhe Silvan Viltord. Spanjollët, nga ana e tyre, qendruan "memecë". Trajneri i ri madrilenëve, Fabio Kapelo vlerëson se ka ndërtuar një ekip solid, por përballë kampioneve të Francës, ka ardhur dhe momenti për ta vërtetuar atë.
Rikthimi i Diarra
Për të forcuar repartin difensiv, Kapelo rekrutoi Fabio Kanavaron, kapitenin e Italisë, kampione të botës dhe mesfushorin brazilian Emerson. Kjo ndeshje do të jetë e para me Realin dhe i futbollistit nga Mali, Mahamadou Diarra, që nëshkroi për Realin në muajin gusht për nëj vlerë 26 milionë euro.
Kërcinimi i Van Nistelrojit
Një tjetër lojtar që do të debutimin në Europë me "ngjyrat" e bardha është dhe Rud Van Nistelroj. Hollandezi ka shënaur deri tani tre gola
kundër Lionit kur luante për Mancester Junaitid.
Lioni dhe Reali nuk ishin takuar kurrë më parë para sezonit të vitit të kaluar. Lioni morri një barazim 1-1 në "Santiago Bernabeu" për të qenë në krye të grupit. Kampionët e Francës arritën më pas në cerekfinale për të tretën herë rresht, ndërsa Reali i Madridit u eliminua në të tetat e finaleve për të dytën herë rresht.