Apologjia e Sokratit, shqip në Paris

Mirush Kabashi me “Apollogjine e tij te Sokratit” do te flase shqip ne Paris. Me date 12 prill nje prej produksioneve me jetegjate te Teatrit Kombetar do te ngjitet ne skenen e teatrit te Vellezerve Vardari. Me nje ftese nga vellezerit franko-shqiptare qe zoterojne disa teatro ne Paris dhe ne France e jane njekohesisht producente dhe artiste, Kabashi do te interpretoje se bashku me Alfred Bualotin nje pjese si Sokrati.
“është përgjegjësi vërtetë. Organizatorët kryesorë janë vëllezërit Vardari në teatrin e të cilëve ne do të japim shfaqjen. Pavarësisht se shfaqja është luajtur shumë herë në shumë kryeqytete të botës si Vjena, beogradi, Toronto, Kievi apo Kajro, prapë se prapë Parisi është Paris ” thotë Kabashi.
Kabashi shpreson qe shume shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Paris te mund te marrin pjese ne kete prezantim te pare te teatrit shqiptar ne kryeqytetin francez.
“Mesazhet e Sokratit janë kaq aktuale sa unë besoj se do të grisin publikun që është në sallë pasi në fund të fundit secili prej atyre ndjehet paksa i keqtrajtuar nga vendi i tij. Kanë qenë këto motivet që i kanë detyruar që të lenë vendin” thotë Kabashi.
Sokrati i Mirush Kabashit shkon ne Paris pasi ka prekur publikun e Egjiptit, Serbise, ukrahines, Austrise, Bullgarise, Greqise dhe Kanadase.
Mira Tuci