E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, qytetarët krijojnë një skulpturë parku

Projekti Simbolizon stemën e familjes mesjetare të Zenebishëve

Pas emërtimit të galerisë së arteve figurative të qytetit e vendosur brenda mureve të vjetra të kështjellës me emrin “Gjin Zenebishi”, një prej prijësve shqiptarë që ka sunduar në mesjetë qytetin e Gjirokastrës, skulptura që stilizon dhe përjetëson në gur stemën e fisit të Zenebishëve është vendosur në një nga parqet në lagjen Bashteja e Teqesë që ndodhet midis Pazarit Karakteristik dhe kështjellës. Nën logon e "Qyteteve krijuese" dhe mbështetjen e programit për kulturën nga qeveria zvicerane është finalizuar në Gjirokastër një monument i veçantë kulture, ide e arkitektit Njazi çobani dhe një grupi qytetarësh që gdhendën gurët e tij. Kjo skulpturë duket se është e para vepër parku e identifikuar me një nga simbolikat historike të qytetit.

“Për realizimin e monumentit, punuar i tëri me gur të gdhendur, në lartësinë 2 metra e 60 centimetra, kontribuuan mbi 100 qytetarë të Gjirokastrës dhe në këtë kuptim monumenti mund të quhet si vepër e përbashkët pa autorësi. Ai është vendosur në një hapësirë me sfond monumentet e zonës historike të qytetit në Bashte të Teqesë dhe ka si ide bazë stemën e dikurshme të Zenebishëve, si simbol historik i identitetit shpirtëror dhe i themelimit të Gjirokastrës”, tha drejtori i kulturës në bashkinë e qytetit dhe njëkohësisht edhe koordinator i projektit, Odise Kote. Sipas koordinatorit Kote, kjo vepër arti ka nisur një vit më parë nga një grup artistësh dhe qytetarësh të thjeshtë gjirokastritë, që kontribuuan përmes ideve kreative të ndryshojnë aspekte të jetës së përditshme të qytetit.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›