E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata i shoqëron Alleni

Në ditën e tret të festivalit “Bahatlo” pikërisht në ditën e themelimit të ditës ndërkombëtare të Romëve, 8 prillin, vazhduan një sërë aktivitetesh. Në kafeterinë “Tetris” u shfaq filmi dokumentar i Laura Halilović “Me, My Gypsy Family & Woody Allen”, i cili mbajti shikuesit për 50 minuta, në një nga historitë e veçanta të një familje Rome, në Itali, histori për të cilën rrëfen, vetë Laura.

“Unë, Familja ime Jevge, dhe Vudi Alen” është historia e familjes Haliloviç që erdhën në Itali nga Bosnje-Hercegovina në fund të ‘60’ve, dhe jetoi në karvanët deri më 1996. Ky është një përshkrim i hollësishëm i fundit i jetesës nomade dhe vështirësive të vendosjes në një banesë këshilli. Duke treguar në vetën e parë, me ironi dhe zgjuarsi, Laura dokumenton procesin e pranimit të prejardhjes së saj. Sipas familjes së saj, ajo duhet të jetë tashmë e martuar, por ajo është e vendosur që të vendosë për veten dhe të luftojë për ëndrrën e saj: të bëhet një regjisore e filmit. Një përshkrim i një komuniteti të vogël i bërë nga perspektiva e një personi nga brenda,duke paraqitur një pasqyrë ndryshe, një pasqyrë thellësisht personale në kulturën Rome.

Ndërsa kafe-libraria “Dit e Nat” u bë vend i poezisë rome. Nata poetike u hap me himnin e Romëve, për të vazhduar pastaj me recitimin e poezive të zgjedhura të Kujtim Paqakut. Këtij recitimi iu bashkua aktori kosovar Enver Petrofci.

“E kam pasur të vështirë të bëjë përzgjedhjen e poezive të cilat do ti recitoj sonte, në mesin e atyre të cilat unë I quaj poezi “për toke” të Paqakut”, u shpreh Petrofci.
Recitimi nisi me poezinë “Meh”(unë), ndërsa të gjitha poezitë e përshkruajnë jetën e Romëve që nga ekzistimi i tyre nëpër shekuj, jeta e tyre, historia dhe të bëmat.
Ndërsa pra se të i lihet rendi Paqakut të recitoj poezitë e tij, Petrofci shprehet: “Nuk ka më keq se kur poeti i reciton poezitë e veta, por Kujtimi vërtet reciton bukur , bile më mirë se aktorët”.

Paqaku vazhdon të recitoj poezinë e tij “Tri zjarre” nga libri i tij “ Ura e artë”.

Kjo mbrëmje u shoqërua edhe me pika muzikore, derisa u promovua edhe albumi “Red” i Driton Kastratit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›