Pogradeci përuron poetin Poradeci

Qyteti i Pogradecit zhvillon një ceremoni me rastin e përurimit të veprës së plotë të poetit të madh Lasgush Poradecit. Të bijat e poetit Lasgush Poradeci, me financimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, kanë mundur të nxjerrin për publikun poezinë e autorit, ashtu si ai vetë e shkroi atë, madje edhe me korrigjimet e tij, njofton NOA.
Në fakt, libri ka filluar që më 2009, një kohë që përkoi me "Vitin e Lasgush Poradecit" në 110- vjetorin e lindjes. Libri u botua nga Shtëpia botuese "AlbPaper". Por libri është së fundmi për publikun dhe në qarkullim, sipas dy botimeve të hershme të Bukureshtit në vitet '30 dhe korrigjimeve që u bëri më vonë autori.
“Poezia që i përshtatet, është POEZIJA, ajo që s'i përshtatet Nuk është poezi dhe pra duhet të vdesë, të mos rrojë - sikundër dhe s'rron po humbet", thotë ai diku. Apo "nuk ka pra poezi të madhe ose të vogël, të mirë ose të keqe, por vetëm poezi që i përshtatet plotësisht potencialit jetësor dhe poezi që s'i përshtatet”. Sipas familjarëve të tij, kemi një variant besnik të poezisë së autorit, sepse i referohet botimeve të dy librave që u bënë në Bukuresht në gjysmën e parë të shekullit XX dhe ç'është më e rëndësishmja, për botimin aktual janë mbajtur parasysh shënimet dhe korrigjimet që Poradeci ka bërë në anë të faqeve.
Ky botim i fundit përmban shpjegime të fjalëve në fund të poezive që ka bërë vetë poeti. Poezitë që ishin shkruar në Pogradec, Athinë e Bukuresht deri në vitet tridhjetë, prisnin që të kishin edhe atë që mendohej të ishte libri i tretë, i quajtur "Zemra ime". Ky aktivitet do të zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Pogradecit.