E Diel, 1 Nëntor 2026

Apolonia: Në Elbasan morëm një pikë, në Fier duam tre Trajneri boshnjako-serb Esad Karishik synon serish tri pikë të tjera në shtëpi, për të konfirmuar se fitorja ndaj Besës nuk ishte e rastësishme

Apolonia e nisi me pikë rikthimin në Superligë, duke barazuar pa gola në javën e parë kundër Elbasanit. Tashmë, sërisht të dielën do të jetë përballë verdhebluve, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, por kësaj radhe jo në “Ruzhdi Bizhuta”, por në “Loni Papuçiu”.

KARISHIK
Fierakët i bënë një mbyllje të bukur fazës së parë, teksa fituan 3-1 ndaj Besës së Kavajës. Trajneri boshnjako-serb Esad Karishik synon serish tri pikë të tjera në shtëpi, për të konfirmuar se fitorja ndaj formacionit të Ilir Dajës nuk ishte e rastësishme. “Kundër Elbasanit, është një ndeshje e kalueshme. Kemi një grup të mirë lojtarësh. Synoj të ruhet i njëjti standard si me Besën. Kam besim se do t’ia dalim”, - është shprehur Karishik për të përditshmen “Sport Ekspres”.

ASLLANI
Autori i dy golave me Apoloninë, sulmuesi i njohur Klodian Asllani, do të jetë edhe kapiteni i ri i skuadrës. Kuçovari, i cili ka luajtur më parë edhe për ekipe si Dinamo, Vllaznia, Elbasani, Bylis e Kastrioti ishte autori i golit kundër Partizanit, e vetmja fitore në transfertë e Apolonisë.

SPAHO
Mbrojtësi i Apolonisë, Nerjon Spaho thotë për “Panorama Sport”: “Duhet t’u dhurojmë tifozëve një tjetër lojë të bukur dhe një fitore mbresëlënëse pas asaj me Besën. Objektivi ynë kryesor është që të shfaqim sa më mirë vlerat në fushën e lojës. Ndaj Elbasanit nuk do të jetë e lehtë”.

BILANCI
Në 11 ndeshjet e fazës së parë Apolonia grumbulloi 11 pikë dhe ndodhet në vendin e 10-të. Bardhejeshilët arritën 3 fitore, me Lushnjën e Besën (në shtëpi) dhe Partizanin (në transfertë). Vetëm dy barazime në 11 javë, një në shtëpi e një në transfertë. Fierakët regjistruan gjashtë humbje, dy prej të cilave në shtëpi. Nga 11 golat e shënuar, tre prej tyre mbajnë firmën e serbit Mladen Brkiç, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i Apolonisë.

E Premte, 21 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›