Zbulohet sekreti i gjuajtjeve të Aleks del Pieros
Torino (Start)- Gjendet sekreti i gjuajtjeve të Aleks del Pieros. Kapiteni i bardhezinjve stërvitet në një fushë që është ekskluzive për të. Aty “Pinturikio” përgatit gjuatjet e tij që hipnotizojnë portierët kundërshtar, dhe impresionojnë tifozët e të gjitha ekipeve.
Ajo është një fushë e vogël me bar sintetik, dhe aty kapiteni juventin provon gjuajtje nga pozicione të ndryshme në disa porta. Portat ndodhen rrethepërqark fushës, dhe kapiteni provon gjuajtjen në një pozicion të vetëm.
Ushtrimet me të tilla gjuajtje i japin Del Pieros një saktësi të madhe edhe kur distanca është e madhe. Distanca e pikës ku vendoset topi nga porta më e larg, është 35-40 metra.
Golat e Del Pieros nga goditjet e dënimit, kohët e fundit po bëhën gjithnjë e më të shpeshtë. Mjafton të kujtojmë golin e tij në ndeshjen me Zenitin, ku distanca ishte rreth 40 metra. Kur topi përfundoi në rrjetë të gjithë mbeten të shtangur nga saktësia e gjuajtjes së kapitenit.
Gjetja e tij duket mjaft speciale, dhe pritet të ushtrohet edhe nga lojtarë të tjerë.