Apolonia e lashtë njihet pak nga kosovarët
16/06/2011 Studentët e Prishtinës, vizitë turistike
FIER- Apolonia e lashtë dhe mjaft qendra të tjera të rëndësishme të setit historik dhe arkeologjik në Shqipëri, njihen shumë pak nga shqiptarët e Kosovës. Shkaku në këtë rast qëndron te mungesa në tekste e këtyre qendrave, si dhe varfëria e të dhënave historike edhe nëse ekzistojnë tekstet si për shkollat e mesme, ashtu dhe universitetet në Kosovë. Studentë të degës së Universitetit të Prishtinës nga Gjakova, Kosovë e kanë konfirmuar këtë fakt shqetësues. Të ndodhur për një vizitë në Apoloninë e lashtë ata kanë ngritur edhe këtë problem, që sipas tyre sjellë edhe harresë dhe mosnjohje të vlerave të mirëfillta kombëtare. Sipas tyre, mungesa e promovimit të turizmit në Kosovë, ajo e fondeve në Universitet, si dhe e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë ka sjellë këtë fenomen me pasoja për të ardhmen. Drejtori i Parkut Arkeologjik Kombëtar, Marin Haxhimihali, pohon këtë fakt, ndërsa kërkon nga ana e strukturave shtetërore ndërhyrje për të ulur hendekun e krijuar në mosnjohje të vlerave për të dy vendet. “Strukturat shtetërore dhe sidomos ministritë e Arsimit të dy vendeve duhet të bëjnë më tepër përpjekje për zgjerimin e njohurive të shumta në fushën e arkeologjisë shqiptare”, ka thënë Haxhimihali. A. Damini