Turistet pa gjoba Burgaj nxjerr udhezimin pas ankesave

Gjobat e automjeteve pa kriter, por edhe vënia e tyre në mënyrë abuzive, në disa raste ka shqetësuar qytetarët të cilët në momentin e shlyerjes së detyrimeve u kërkohet të paguajnë dhe gjoba për të cilat ata nuk janë në dijeni.
Afrimi i sezonit turistik, shtimi i numrit të automjeteve ka bërë që policia të hartojë një plan të detajuar masash për lëvizjen e lirë dhe garantimin e jetës së qytetarëve, por kjo nga ana tjetër ka sjellë dhe reagimin e tyre, kryesisht për vënien e gjobave abuzive për të cilat ato nuk vihen në dijeni.
“Kur vijmë këtu na dalin surpriza. Vijmë të paguajmë 50 gjoba, aq sa dimë dhe paguajmë 500”-shprehet një qytetar.
Për të njëjtin fenomen nuk kanë reaguar vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe ata kosovarë të cilët vizitojnë vendin tonë për turizëm.
“Nuk e di. Kam dy ditë që dua të paguaj gjobën. Dje më thanë që kisha ardhur vonë. Nuk di se kur duhet të vij. Sot që erdha në kohë, më thonë që policia nuk ka sjellë dokumentat. Duhet ta paguaj gjobën këtu. Unë kam ardhur për pushime me familjen. 3 ditë i humba. I humba këto pushime”-thotë një turist nga Kosova.
Lidhur me këtë shqetësim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj tha se nga dita e nesërme, kjo dhe me afrimin e sezonit turistik do të hyjë në fuqi një udhëzim.
“Asnjë qytetar kosovar në territorin e Shqipërisë nuk do të ndëshkohet për shkelje të lehta dhe do të tentojmë që t’i krijojmë gjithë lehtësirat e nevojshme”-tha Burgaj.
Deklaratat e kreut të policisë së shtetit u bënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me homologun e tij kosovar për patrullimet e përbashkëta në pikat kufitare, por edhe për bashkëpunimin në identifikimin dhe ndalimin e kontigjenteve kriminale.
Jul Kasapi