I ati e akuzoi si hajdut, e qëlloi me kallash
16/06/2011 Pranga 18-vjeçarit, dy muaj pasi shtiu në sofrën e shtëpisë, sekuestrohet arma
Dy motrat 8 e 11 vjeçe mbetën të tronditura nga veprimi i vëllait
BERAT- Dy muaj pasi në Samaticë të komunës Kutalli të Beratit, kryefamiljari e dy vajzat e vogla u qëlluan në mes të bukës me kallash, policia arrestoi autorin, i cili rezulton të jetë djali i vetëm i shtëpisë, 18-vjeçari hatërmbetur se babi e akuzonte si hajdutin e shtëpisë. Bëhet fjalë për një ngjarje, e cila ka ndodhur më 12 prill të këtij viti, ku 18-vjeçari Amarildo Hoxha, nga oborri i shtëpisë qëlloi me armë zjarri ndaj të atit Pëllumbit, 38 vjeç, duke e lënë atë të plagosur dhe mbetën të lënduara dhe dy motrat e tij, 8 e 11 vjeçe. Familja asokohe ishte në sofrën e bukës. Njëra prej tyre mbeti tepër e tronditur nga ana psikike. Kryefamiljari, pas mbërritjes në spitalin e Beratit në gjendje të rëndë për jetën ku dhe mori ndihmën e parë shëndetësore dhe më pas u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku qëndroi disa ditë nën kujdesin mjekësore të bluzave të bardha, të cilat mundën ta shpëtonin nga vdekja. Sipas burimeve të policisë së Beratit, arma automatike model 56 me numër 037058 u gjet e hedhur disa ditë më parë në lumin Seman, poshtë fshatit Samaticë, ndërkohë që ajo i përkiste familjes Hoxha. Menjëherë pas zbulimit të armës së krimit organi i akuzës mësohet se i kërkoi gjykatës vendosjen e masës së sigurisë me "arrest në burg" për 18-vjeçarin duke i paraqitur gjykatës një sërë provash që e akuzonin atë si autor për plagosjen e familjarëve. Pas vendimit me numër 00341 me datë 13.06.2011 që gjykata vendosi ndaj të dyshuarit, organi i akuzës lëshoi dje urdhrin e ndalimit për të dyshuarin, i cili akuzohet për veprat penale të "vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë" dhe "armbajtës pa leje". Sipas burimeve të organit blu mësohet se 18-vjeçari pas një grindje të vazhdueshme me të atin e tij, i cili e akuzonte atë për vjedhjen e një shume lekësh qëlloi në drejtim të shtëpisë nga oborri i saj duke lënë të plagosur të atin dhe të lënduara dy motrat. Pas ngjarjes policia zbardhi skemën e krimit.
S. Gorica