E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa amerikane, kriteret per aplikimin e gjimnazisteve

Nese jeni ne vitin e pare apo te dyte te gjimnazit dhe deshironi te kualifikoheni ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, i keni te gjitha mundesite. Nje gje e tille realizohet nepermjet programit Youth Exchange and Study (YES), i themeluar e i sponsorizuar nga shteti amerikan, per te siguruar bursa studimi per nxenesit e shkollave te mesme (15-17 vjec), te cilet mund te kalojne deri ne nje vit akademik ne keto shtete.

Kriteret

Konkurrimi per bursat e programit "Youth Exchange and Study" bazohet ne meritat personale dhe eshte i hapur per te gjithe aplikantet qe plotesojne nje sere kerkesash. Keshtu, kriteri i pare per t'u pranuar si aplikan eshte qe kandidati, duhet te jete i regjistruar aktualisht ne vitin e pare ose te dyte te shkolles se mesme, dhe te kete moshen per te marre vize amerikane J-1 per studentet e shkollave te mesme. Nga ana tjeter, kandidati duhet te kete njohuri te mira akademike, njohuri te mira ne gjuhen angleze, te cilat duhet t'i demonstrojne ne momentin e regjistrimit, te kete aftesi per te marre vize amerikane si dhe te jete domosdoshmerisht shtetas shqiptar. Studentet nuk mund te pranohen si aplikante, nese nuk i plotesojne kushtet e mesiperme, kane qendruar 3 muaj ose me shume ne Shtetet e Bashkuara gjate 5 viteve te fundit. Gjithashtu, ai nuk mund te jete ne statusin e aplikantit, nese familja e tij ka aplikuar ose po aplikon per te emigruar ne Shtetet e Bashkuara si dhe ka bere plane te emigroje ose ka emigruar ne Shtetet e Bashkuara. Programi mbeshtet studentet me aftesi te kufizuara dhe inkurajon pjesemarrjen e tyre. ECA punon me Mobility International (MIUSA) dhe u siguron studenteve me aftesi te kufizuara, trajnime mbi drejtimin dhe u siguron informacione te pershtatshme per t'i mbeshtetur sipas nevojave, ne rritjen e tyre gjate vitit qe qendrojne ne Amerike.

Aplikimi

Aplikantet duhet te sjellin prane qendrave te testimit, dokumentet per pranim qe jane certifikate lindjeje dhe nje fotografi 3x4 e koheve te fundit. Qendrat e testimit do te njoftohen sa me shpejt qe te jete e mundur, nepermjet njoftimeve ne shtypin e perditshem, radio dhe i gjithe informacioni, mund te gjendet nepermjet internetit tek www.americancouncils.org.yu ose eee.americancouncils.org . Aplikantet mund te marrin pjese ne testim vetem ne 1 qender testimi. Te gjithe aplikantet do te kene nje test te shkurter anglisht. Ata qe kalojne testin e pare, do te kene nje test me te gjate per aftesite ne anglisht dhe do te shkruajne nje hartim ne anglisht Kandidatet mund te mbarojne te dy raundet e para te konkurrimit, perpara se te marrin materialet perfundimtare te aplikimit dhe perpara intervistes. Pas perfundimit me sukses te raundeve 1 dhe 2, gjuha angleze nuk konsiderohet me si kusht selektiv. Programi Youth Exchange and Study u jep mundesine studenteve te mesojne mbi njerezit dhe kulturen ne Shtetet e Bashkuara dhe te mesojne te tjeret, mbi njerezit dhe kulturen e vendit te vet. Studentet perforcojne vleresimin dhe zhvillojne ndjeshmerine per kulturat e tjera, eksperience per rritje personale dhe pavaresi dhe pergatiten per nje bote te pavarur. Studentet lidhen shume me familjet e tyre pritese amerikane dhe komunitetin atje, saqe shpesh kjo lidhje zgjat per gjithe jeten. Gjithashtu pjesemarresit do te fitojne aftesi personale, njihen me kuptimin e shoqerise civile dhe zhvillojne aftesite udheheqese, qe do t'i ndihmoje ata ne zgjidhjen e shume problemeve edhe ne komunitetet e vendeve te tyre.

Sipas MASH, shteti amerikan nuk financon shpenzimet personale

Financimi qe nga udhetimi, akomodimi dhe regjistrimi ne shkolle amerikane

Sikurse behet e ditur, qeveria e Shteteve te Bashkuara financon nje sere shpenzimesh te aplikantit fitues, por jo shpenzimet personale. Keshtu, sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, bursa e studimit siguron: Udhetim nderkombetar vajtje - ardhje, nga vendbanimi ne Shtetet e Bashkuara dhe kthim, ndihme financiare mujore qe ndihmon nxenesit te marrin pjese ne aktivitete sociale dhe te blejne mjete personale te nevojshme, vendbanimin tek nje familje pritese amerikane te zgjedhur, per nje vit, regjistrimin ne nje shkolle te mesme amerikane, aktivitete orientuese te programit, duke perfshire parapergatitjet dhe hyrjen ne program, aktivitetet e programit te organizuara ne komunitetet lokale amerikane, mbeshtetje per ish-nxenesit, per te zbatuar projekte ne komunitetin ku jetojne dhe siguracion mjekesor. Ne te kundert, bursa e studimit nuk mbulon pajisjen me pasaporte nderkombetare, shpenzime personale qe nuk mbulohen nga paga mujore, kostot per bagazhet mbi peshe dhe telefonatat e bera nga Amerika ose llogari per e-mail. Ky program bursash mbeshtet mirekuptimin e ndersjelle ndermjet Shteteve te Bashkuara dhe vendeve te tjera, me ane te programeve per edukim dhe trajnim, duke perkrahur lidhjet personale, profesionale dhe institucionale ndermjet qytetareve dhe organizatave ne Shtetet e Bashkuara e kudo, si dhe te beje te njohur historine, shoqerine, artin dhe kulturen amerikane me te gjithe diversitetin e tyre tek nje audience e huaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›