E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: FMN konfirmoi rritjen ekonomike

Julian Llupo

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka kundershtuar gjate dites se djeshme deklaratat e bera nga e perfaqesuesve te Partise Socialiste, ne lidhje me shifrat e rritjes ekonomike per 9 muajt e pare te vitit. Specialistet e INSTAT bejne te ditur se per vitin 2008 rritja vjetore eshte 9.9% ku si krahasim eshte marre shuma e kater tremujoreve te fundit, krahasuar kjo me kater tremujoret paraardhes, e me pas shprehur ne perqindje. "Ky tregues shpreh rritjen ekonomike deri ne ate periudhe, e jo ate vjetore, pasi per te nxjerre rritjen vjetore me kete metode duhet te vihen ne dispozicion dhe te dhenat e tremujorit te katert 2008. Per me teper PPB-ja tremujore, nuk ka per qellim nxjerrjen e asaj vjetore por shpreh tendencat e ekonomise duke e vezhguar ate ne 4 tremujore", - ka bere te ditur Gjergji Mano, Drejtor i Llogarive Kombetare. INSTAT sqaron gjithashtu se te dhenat e publikuara per rritjen ekonomike ne tremujore, jane te parat e ketij lloji dhe per te pasur nje interpretim te tyre sa me te mire, ato nuk duhet qe te krahasohen me te dhenat e nxjerra po nga INSTAT me baze vjetore. "Prodhimi Brendshem Bruto vjetor kalon ne tre faza, ku e para eshte flash, e dyta eshte semifinale dhe me pas ajo finale. Deri tek publikimi i PBB-se finale duhen 3 vjet, nga perfundimi i vitit kalendarik. Prandaj, dhe INSTAT per vitin 2006, nuk ka publikuar ende PBB-ne vjetore finale, por semifinale pasi te dhenat duhen plotesuar dhe revizionuar. Pra, sipas kalendarit te botimeve, INSTAT ne Maj te vitit 2009 do te publikoje PBB finale per vitin 2006. Kjo procedure do te ndiqet per te gjithe PBB-te vjetore te vitit 2007 dhe 2008, pasi te dhenat e plota te jene ne dispozicion ato do te revizionohen", - ka sqaruar Alketa Spartaku, specialiste e shperndarjes se informacionit. INSTAT ka bere te ditur se deklarata e Partise Socialiste, ku thuhet se shifra e publikuar nga INSTAT eshte 2-3 here me e madhe sesa ajo e parashikuar nga FMN, eshte teresisht e pavertete, pasi FMN nuk eshte shprehur asnjehere per PBB-ne tremujore, por vetem per parashikimin e rritjes vjetore ekonomike per vitin 2009. Nga ana tjeter INSTAT ka deklaruar nderkohe qe te dhenat e publikuara deri tani jane te konfirmuara edhe nga eksperti i FMN-se, Michael Andrews i cili ka punuar prane ketej institucioni. Sipas Institutit te Statistikave marredheniet e ketij eksperti me institucionin kryesor te statistikave ne vend, do te vazhdoje dhe per llogaritjen e PBB-se tremujore dhe ne vijim.

Shifrat nuk jane perfundimtare

Specialistet e INSTAT sqarojne se keto te dhena jane objekt revizionimesh te metejshme, revizionime te cilat lidhen me prodhimin e GDP-se vjetore per vitin 2007, si dhe me permiresimin e informacionit tremujor ne te ardhmen. Keto revizionime do te kene ndikim ne seri, sidomos per tremujoret e vitit 2007 dhe 2008. Sipas te dhenave te nxjerra ne raportin e fundit te INSTAT, rritja ekonomike per tremujorin e trete 2008 eshte 10.1 per qind (krahasuar me tremujorin e trete te nje viti te meparshem). Per tremujorin e dyte te vitit 2008 rritja eshte 11.4 % (me tremujorin e dyte 2007) ndersa per tremujorin e pare 10.2 % (me tremujorin e pare 2007).

Rritje 10% ne kohe krize

Ky ka qene edhe argumenti kryesor i opozites ne deklaraten e bere per shtyp, gjate dites se djeshme. Sipas Partise Socialiste te dhena te tilla duken utopike, ne nje kohe qe e gjithe ekonomia boterore eshte ne nje recesion te thelle, ne te cilen tashme eshte perfshire dhe ekonomia shqiptare. Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka boterore kane bere te ditur se ne vitin 2009 rritja ekonomike ne Shqiperi do te pesoje renie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›