E Diel, 1 Nëntor 2026

Java e re, me e ftohta e vitit

Sipas hidrometeorologeve, duke filluar nga sot, moti do te jete i kthjellet, por me temperatura nen 0 grade

Java ne te cilen do te hyjme sot, do te jete me e ftohta e vitit. Parashikimin e jep agjencia e parashikimit te motit, "Meteoalb". Sipas shefes se parashikimit te motit Tanja Porja, temperaturat e deritanishme do te konsiderohen "luks", ne krahasim me ato qe priten kete jave. Keshtu, ne zonat malore minimalet pritet te arrijne deri ne -10 grade Celsius, ndersa mjaft te uleta do te jene ato edhe ne vendet e uleta dhe ne bregdet.

Ulja

Aksesoret qe deri dje keni menduar se jane ende heret per t'u perdorur, si dorezat, shalli, kapuci, apo kapelja, ka ardhur momenti t'i nxirrni nga garderoba. Keshtu, hidrometeorologet e agjencise se parashikimit "Meteoalb", parashikojne se java ne vazhdim do te jete me e ftohta e gjithe vitit. Ne fakt, nje gje te tille e reflektoi edhe dita e pardjeshme, kur temperaturat u ulen menjehere me 4 grade Celsius. Po ashtu, renia ka vazhduar edhe ne diten e djeshme me 2-3 grade, duke shkaktuar nje te ftohte te ndjeshem, ne territorin e vendit tone. Ajo qe eshte me e rendesishmja, lidhet me faktin se reshjet e shiut nuk do te jene te pranishme, te pakten jo ne menyre te ndjeshme. Por, pritet qe vendi yne te karakterizohet nga vranesira te paqendrueshme dhe lokale.

Ne vazhdim

Dita e sotme e ne vazhdim, do te vijoje me mot kryesisht te kthjellet por serish me vranesira te dobeta. Keto te fundit do te jene te pranishme kryesisht ne veri dhe verilindje, si edhe ne zonat malore. Ne zona te vecanta, mund te gjenerohen edhe reshje te dobeta debore. Temperaturat e ajrit pesuan nje ulje te ndjeshme dy dite me pare, kur rane me 4 grade, ndersa dje dhe sot pritet te kene nje renie graduale me nga 2-3 grade Celsius. Sot kane rene me 4 grade, nje tjeter renie me 2 -3 grade pritet edhe neser, me e ndjeshme ne mengjes. Renia e temperaturave do te vijoje pothuaj ne te gjitha ditet e javes. Era do te forcohet, duke fryre me shpejtesi deri 50 km/h ne toke, dhe mbi 60 km/h ne det, duke krijuar dallge mbi 2.0 metra. Por gradualisht ajo do te dobesohet, ndersa do te kete drejtim nga zonat e veriut.

Zonat Temp. Min. Temp. Max

Zona Malore -10 ne -6 -2 ne 0

Zona e Ulet -2 ne 2 5 ne 9

Bregdet 0 ne 3 7 ne 11

Risia

Nese deri tani i ftohti eshte shoqeruar me reshje te rrembyeshme shiu, ne javen ne te cilen hyme sot, ai do te shoqerohet me mot te kthjellet, duke bere qe i ftohti i acarte te jete "i hidhur". Keshtu, cadrat duhet t'i zevendesoni me aksesoret qe ju mbrojne nga i ftohti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›