E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia fiton 3-0 me ekipin Kombetar U-21

Fitorja me rezultatin 3-0 e Apolonise ne ndeshjen miqesore te zhvilluar me ekipin kombetar Shpresa, ne stadiumin "Tofik Jashari" te Shijakut, diten e merkure, ka shtuar entuziasmin ne kampin fierak, por gjithmone brenda limiteve. Kjo ka bere qe ne seancen stervitore te dites se djeshme te vihej re nje gjalleri me e madhe ne drejtim te kryerjes se detyrave te dhena nga stafi teknik. Mesfushori dhe kapiteni i fierakeve, Kule do te shprehej thjesht dhe pa buje: "Kemi punuar shume dhe pa u lodhur dhe vazhdojme te punojme ne te gjitha drejtimet, ndaj natyrshem presim dhe rezultatet e mundit dhe djerses se derdhur ne seancat e panumerta stervitore q _mi zhvilluar. Sic shikohet, gjerat po levizin per mbare dhe askush s'duhet te kete merak e te kete dyshime sepse, Apolonia do te ece e sigurt ne rrugen e saj". Ne fillimin e ndeshjes me ekipin kombetar te 21 vjecareve, trajneri rumun i fierakeve, Dumitresku ka hedhur ne fushen e lojes formacionin (me ndonje ndryshim te vogel, sic eshte aktivizimi i Memes), qe mendohet te jete ai i sezonit te ri. Titullaret ishin: Hazizi, Bega, Shoshi, Demiri, Sulejmani, Meto, Kule, Gega, Zheraldinjo, Plaku dhe Hyso. Ne pjesen e dyte, rumuni aktivizoi dhe disa lojtare te tjere si, Mico ne vend te Hazizit, Rushani ne vend te Plakut, pogradecari Muska, per te cilin kjo ndeshje ishte testuese, ne vend te Sulejmanit, etj. "Ne kete ndeshje, ndryshe nga te tjerat qe kemi zhvilluar deri tani, tha kapiteni Kule, ekipi hyri ne fushe i mobilizuar dhe i motivuar maksimalisht per te dhene dhe arritur me te miren e mundshme. Qe ne fillim, u munduam t'i jepnim lojes theks sulmues nepermjet alternimit te lojes ne krahe, me ate ne qender, si dhe te pasimeve te sakta prapa shpines se tyre, gje qe beri dhe te shenonim dy gola me ane te Plakut dhe Beges". Pavaresisht nga zevendesimet e bera dhe me nje presion te lehte te kundershtarit, Apolonia diti qe edhe ne pjesen e dyte te administroje lojen e rezultatin, madje ta thelloje ate me ane te kapitenit Kule. Megjithese kane fituar me nje rezultat te paster dhe ndaj nje ekipi jo dosido, por kombetares U-21, sa eshte dhe mosha mesatare e ekipit te tyre, drejtuesit fierake, duke lene menjane kenaqesine e lojes se zhvilluar, kane kerkuar me shume vemendje e perkushtim ne seancen stervitore te dites se djeshme. "Eshte nje fitore ne nje ndeshje miqesore u jane shprehur ata lojtareve perpara fillimit te stervitjes por kjo ne asnje menyre s'duhet te na vere ne gjume dhe te mendojme se kemi arritur gjithcka. Kemi ende shume pune per te bere, ndaj te tregohemi modeste dhe te jemi te gjithe me kembe ne toke e mendje ne koke, ose me sakte, me shume profesioniste". Mbasi ka perfunduar seanca stervitore, e cila u zhvillua ne nje mot me reshje, kapiteni fierak do te shprehej: "Nuk mund ta mohojme lodhjen, por rritja e shpejte e gjithe grupit te lojtareve na ben me krahe dhe ta harrojme kete lodhje. Nuk mendoj se ne kete ndeshje treguam te gjitha vlerat tona, mbasi ende nuk jemi te cliruar nga ngarkesat e marra. Ndaj e them me siguri se ne kampionat do te jete Apolonia e vertete".
Mikel Mbricaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›