Parid Xhihani nënshkruan për Besën
Pas dy vitesh largimi nga Kavaja, është rikthyer në gjirin e Besës futbollisti Parid Xhihani. Pas dy kamnpionatesh të luajtura me fanelat e Dinamos dhe Teutës, ai rikthehet për të marrë nxitjen dhe inkurajimin e tifozërisë së qytetit të tij. Kujtojmë se Parid Xhihani ka kaluar në të gjitha ekipet zinxhir kombëtare dhe mbetet ndër futbollistët e pakët shqiptarë, të cilët kanë luajtur fare të rinj në ekipet e superligës. Me ardhjen e tij, Besa fuqizohet edhe më shumë në repartin sulmues, por njëkohësisht rrit numrin e futbollistëve kavajas, të cilët luajnë në radhët e saj.
(Sporti Shqiptar)