Barazon Alki i Hidit dhe Rustemit

Alki Larnaka i Isli Hidit dhe Blerimi Rustemit barazoi 2-2 në transfertë me A.E. Lemesos, në takimin e zhvilluar ditën e martë për kampionatin qipriot. Portieri i Kombëtares shqiptare, Isli Hidi nuk luajti në atë takim për shkak të një dëmtimi të lehtë, u aktivizua portieri i dytë Hrisostomou, ndërkohë që mbrojtësi Blerim Rustemi luajti gjatë gjithë ndeshjes. Rezultati shkoi deri 2-1 për Alkin, por në minutën e 70-të, A.E.Lemesos barazoi. Pas 13 javëve, Alki ka grumbulluar 14 pikë dhe ndodhet në vendin e 9-të nga 14 ekipe që ka kampionati qipriot. Sipas kerkida.net, Blerim Rustemi ndodhet në Gjermani për pushimet dimërore.
E Merkure, 17 Dhjetor 2008