Apolonia likuidon Tiranën në pesë minutat e fundit, Vllaznia në krizë
Dinamo dhe Besa vazhdojnë garën dyshe në krye të Kategorisë Superiore. Me tri pikët e djeshme, skuadrat që ndajnë vendin e parë në tabelë provojnë shkëputjen vetëm pas pesë javëve. Ato ndodhen 4 pikë nga ndjekësit më të afërt (Skënderbeu, Apolonia e Teuta), por mbi të gjitha i gëzohen momentit negativ të Tiranës dhe Vllaznisë, që në fillim të sezonit cilësoheshin si kandidate për fitimin e titullit. Blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça fituan 2:1 përballë Shkumbinit, edhe pse tri pikët nuk kanë qenë aspak të lehta. Elis Bakaj, me dy gola të realizuar, ishte protagonisti absolut i kryeqytetasve. Por, megjithëse kanë luajtur për afro 30 minuta në inferioritet numerik, peqinasit nuk u dorëzuan, madje tentuan të merrnin të paktën 1 pikë në "Qemal Stafa". Të besuarit e trajnerit Mile arritën të shkurtonin shifrat me Bakiun, por rrjeta ka qenë vetëm një iluzion, pasi ajo u realizua në sekondat e fundit të kohës së rregullt. Besa kalon me rezultatin minimal 1:0 Skënderbeun, edhe pse duhet theksuar se kavajasit kanë shpërdoruar raste pa fund përpara portës kundërshtare. Goli i fitores u shënua nga Daniel Xhafaj, që në minutën e 22 të lojës u shfaq i vetëm me portierin Tomashiç, pas një vertikalizimi perfekt të Mancakut dhe nuk ka gabuar. Përveç kënaqësisë për pikët e plota, trajneri Shpëtim Duro e ka vënë theksin te gabimet e Xhafajt, Mancakut, Mihanit e Çikalleshit në fazën e finalizimit të aksioneve. "Duhej të kishim fituar me rezultat më të thellë, sepse krijuam shumë raste për gol, të cilat nuk i shfrytëzuam si duhet", tha ai. "Këto ishin tri pikët e radhës dhe duhet t‘i vlerësojmë ndeshjet një nga një, për të vazhduar ecurinë pozitive".
Tirana, kampione në fuqi e vendit, mposhtet 2:0 në Fier. Bardheblutë me kontingjent të përgjysmuar nga mungesat dorëzohen në pesë minutat e fundit të takimit. Seria e golave për skuadrën e Karishik u hap nga Meto, në të 85-n, ndërsa katër minuta më vonë Brkiç shënoi edhe golin e sigurisë. Me këtë rezultat, bardhjeshilët fitojnë pas më shumë se një dekade përballë Tiranës, e cila zbriti në vendin e gjashtë në klasifikim, me 7 pikë në pesë ndeshje. Vazhdon kriza te Vllaznia. Shkodranët humbasin 1:0 edhe në Durrës, përballë Teutës së drejtuar nga Mirel Josa. Kjo është disfata e tretë në pesë javët e para, rezultate të papranueshme për një skuadër që pretendon titullin. Takimi është vendosur nga goli i Hysës në të 65-n, ndërsa Hasan Lika ende nuk e mendon largimin nga stoli kuqeblu. Gramozi regjistron fitoren e parë në elitë. Skuadra nga Erseka theu 2:0 Flamurtarin, duke i shkaktuar shumë dhimbje koke teknikut Gugash Magani, i cili debutoi në stolin e bregdetarëve. Kastrioti dhe Laçi barazojnë 0:0, duke ndarë nga 1 pikë. Një rezultat që u shkon për shtat laçianëve të Nicës, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për krutanët, të cilët luajtën për 20 minuta në superioritet numerik.