Drejtuesit peqinas, sende të forta ndaj gjyqtarit të katërt
Edhe pse janë vetëm javët e para të kampionatit, në Kategorinë Superiore nuk ka munguar tensioni. Momentet e dyshimta dhe kontestimet nuk kanë munguar në disa prej fushave elitare, por episodi më i rëndë ka ndodhur në "Qemal Stafa". Gjatë ndeshjes Dinamo-Shkumbini, drejtuesit peqinas nuk kanë qenë dakord me vendimin e gjyqtarit Hoxha në minutën e 63, për të larguar Hetlem Çapjan nga loja me karton të kuq. Nga tribuna VIP, drejtuesit e skuadrës mike hodhën shishe me ujë dhe gota ndaj gjyqtarit të katërt të takimit, i cili ishte konsultuar me "bilbilin" kryesor për largimin e mesfushorit nga fusha. Mjaft të ashpra kanë qenë edhe tonet e përdorura nga trajneri Kristaq Mile ndaj arbitrave, duke i kontestuar shpesh vendimet e tyre.
E.K.
E.K.