Apolonia, nga Europa... në krizë

www.albania-sport.com - Deri në javën e 10-të këtij sezoni, Apolonia u shfaq seriozisht si një pretendente e qartë për një vend në Europë, aq sa u kujtua edhe historia e saj në aktivitet ndërkombëtare (4 ndeshje). Por tashmë, që prej vetëlargimit të trajnerit boshnjak Esad Karishik, nën drejtimin e Hasan Likës, Apolonia është duke luajtur me fatin e mbijetesës së saj në Superligë.
Vendi i parafundit, 31 pikë, dhe sidomos sfida e radhës me Dinamon, në kërkim të mbylljes sa më shpejt të çështjes matematikore të titullit.
Klubi i presidentit Koço Kokëdhima, njeriut që drejtoi edhe Asamblenë e fundit zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit (president u rizgjodh Armand Duka), tashmë është në rrezik të plotë, pasi Dinamo (nuk fiton prej 4 javësh) synon rregullimin e imazhit të saj, ndërkohë që trajneri Shkëlqim Muça vazhdimin e punësimit.
Apolonia vjen në përballjen me kryesuesit e Superligës, pas humbjes me Besën në Kavajë, dhe trajneri Hasan Lika, beson se skuadra e tij do të jetë e aftë të ndërgjegjësohet për të reflektuar ndaj Dinamos.
Në ndeshjen e fundit në Fier, Apolonia humbi me Tiranën ( e treta humbje ne pesë ndeshje në fazën e tretë), ndërkohë që drejtuesit kanë paralajmëruar se kërkojnë suksesin me Dinamon, përpara se fierakët të luajnë me Skënderbeun në Korçë në javën e 29-të, në një ndeshje për “jetë a vdekje”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili