E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, faze e tretë e shëmtuar

www.albania-sport.com - Dinamo është duke bërë një fazë të tretë jo të pëlqyeshme, kur në pesë ndeshjet e para ka arritur vetëm një fitore me Gramozin e vendit të fundit (1-0). Në katër ndeshjet e tjera, blutë - të cilët e kanë të sigurt titullin kampion (kanë +15 pikë më shumë se vendi i dytë, Besa, 43 pikë)- kanë barazuar 1-1 me Kastriotin, dhe kanë humbur me Skënderbeun (4-3, në Korçë), Flamurtarin (2-1, në Vlorë) dhe së fundi me Vllazninë (1-2, në Tiranë). Pra në total, Dinamoja e Shkëlqim Muçës ka grumbulluar 4 pikë nga 15 të mundshmet. Blutë janë eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë, me dy humbje në çerekfinale ndaj Shkumbinit: 2-1 në Peqin dhe 0-1 në Tiranë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›